Mashtrimet ndaj konsumatorëve me cilësinë e karburanteve, shkak numri i lartë i tyre në Shqipëri

Publikuar tek: ekonomi, më 17:54 03-10-2016 Mashtrimet ndaj konsumatorëve me cilësinë e karburanteve, shkak numri i lartë i tyre në Shqipëri

Sipas të dhënave nga Inspektorati Shtetëror Teknik, Shqipëria ka numrin më të lartë të karburanteve për kilometër katrorë në të gjithë Evropën, por dhe numrin më të lartë të mashtimeve përsa i përket cilësisë.

Pavarsisht se mashtrimet janë në ulje në krahasim me një vit më pare, shkeljet këtë vit arrijnë në 1.8%.

Në bazë të një studimi tregu nga Inspektorati Shtetëror Teknik, rezulton se në vendin tonë është ndërtuar një stacion karburanti për 2.800 banorë, ndërsa në shtetet europiane ka 1 pikë karburanti për 4.000 banorë. 

Kjo ndoshta është edhe një nga arsyet se përse në vendin tonë, ka gjithmonë diskutime për cilësinë dhe sasinë me të cilët shumë nga këto karburante mashtrojnë konsumatorin.

Numri i lartë i tyre përbën një problem edhe për vetë institucionet e kontrollit, të cilat nuk mund të arrijnë të monitorojnë njëkohësisht këtë treg. Por zyrtaret e Inspektoriatit të Cilësisë, thonë për “Vizion+” se numri i rasteve të abuzimit është në rënie.

 Por sa vihet në diskutim cilësia e naftës, tashmë që kompania e rafinimit vendase ARMO ka filluar punën? Inspektorati i Kontrollit të Cilësisë ka vendosur gjithsej këtë vit 235 mijë dollarë gjoba për 133 subjekte.

Megjithatë biznesi i karburanteve në Shqipëri, regjistron fitime marramendëse në një kohë që numri i konsumatorëve është disa herë më i ulët se në vendet europiane.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035181999206543
array(1) { ["section"]=> string(101) "mashtrimet-ndaj-konsumatoreve-me-cilesine-e-karburanteve-shkak-numri-i-larte-i-tyre-ne-shqiperi-54956" }