Mashtroi drejtorin e Postës në Durrës dhe i mori 60 milion lekë, ja dënimi që kërkon Prokuroria

Publikuar tek: aktualitet, më 13:55 17-05-2018 Mashtroi drejtorin e Postës në Durrës dhe i mori 60 milion lekë, ja dënimi që kërkon Prokuroria Enertila Beqaj

Prokuroria e Durrësit ka kërkuar 5 vjet burg për Enertila Beqajn,e cila vodhi përmes mashtrimit 60 milion lekë.

Enertila Beqaj banuese në fshatin Manëz akuzohet se i ka marrë 60 milion lekë nëpërmjet mashtrimit drejtorit të Postës në Manëz, Barush Ahmeti.

Prokurori tha se Beqaj nuk ka shprehur pendim, ndërkohë që bëhet me dije se seanca e rradhës do të zhvillohet më 29 maj.

Prej kohësh dy të rinjtë Barush Ahmeti dhe Enertila Beqaj komunikonin në Facebook dhe kishin krijuar bashkë një lidhje dashurie edhe pse nuk ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin. E reja i kishte kërkuar vazhdimisht sasi parash me pretendimin se kishte probleme ekonomike dhe ai ja ka dërguar.

Më pas ai i ka kërkuar që ti kthente sasinë e parave dhe ajo nuk i është përgjigjur më.

Menjëhere ai ka bërë denoncimin në polici dhe uniformat blu kanë vënë në pranga 27-vjeçaren Enertila Beqaj.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohen milionerët e papunë, shkatërrohet banda e grabitësve, mes tyre edhe shqiptarë (VIDEO)
Situata e trazuar politike në Shqipëri, Lu dhe Vlahutin drekojnë në mes të Tiranës »
Article Logic
Execution time: 0.02013087272644
array(1) { ["section"]=> string(101) "mashtroi-drejtorin-e-postes-ne-durres-dhe-i-mori-60-milion-leke-ja-denimi-qe-kerkon-prokuroria-121110" }