Matteo Colangeli emërohet shef i BERZH për Shqipërinë

Publikuar tek: ekonomi, më 10:57 27-07-2016 Matteo Colangeli emërohet shef i BERZH për Shqipërinë

Pas 25 vjerorit të operimit të saj në Shqipëri, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka emëruar Matteo Colangelin shef të ri në Shqipëri.

Colangeli do të marrë postin e tij  më 1 shtator 2016, për të menaxhuar angazhimin e BERZH në vendet e Ballkanit Perëndimor, si pasardhës i Christoph Denk, i cili është kthyer në selinë e BERZH-it si drejtor, Strategjitë Vendit dhe Menaxhimit Rezultatet.

Matteo Colangeli u bashkua me ekipin e BERZH-it, që në vitin 2005. Ai shërbeu  në zyrat rezidente të Bankës në Kiev, Sofje, Turqi dhe vendet e Azisë Qendrore, ku udhëhoqi operacione të transaksioneve komplekse.

Ai ka një MSc në Studime Evropiane nga London School of Economics dhe Shkencave Politike dhe një BA në Politikë nga Universiteti i Sussex-it.

Deri më sot, BERZH ka investuar rreth 1 miliard euro në mbi 70 projekte në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare.

Prioritetet e Bankës janë zhvillimi i qëndrueshëm i sektorit privat, rritjen e komercializimin e projekteve të infrastrukturës dhe promovimin e energjisë së qëndrueshme dhe investime ekologjikisht të shëndosha.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026233911514282
array(1) { ["section"]=> string(59) "matteo-colangeli-emerohet-shef-i-berzh-per-shqiperine-47854" }