Matuidi dhe Sissoko: Shqipëria e frikshme

Publikuar tek: sport, më 18:51 13-06-2016 Matuidi dhe Sissoko: Shqipëria e frikshme

Blaise Matuidi dhe Moussa Sissoko nxehin ndeshjen Francë-Shqipëri që do të zhvillohet këtë të mërkurë në Velodrome të Marseille-s.

Dy mesfushorët e përfaqësues franceze u shfaqën në konferencën e rradhës për shtyp nga qëndra stërvitore e ‘Bluve’, me Matuidin e Sissokon që e cilësuan sfidën e rradhës të grupit A ndaj Shqipërisë si vendimtare, por mbi të gjitha shumë delikate për Francën.

Futbollisti i Paris Saint Germain, 29-vjeçari Matuidi në fjalën e tij kujtoi edhe dy sfidat miqësore që gjelat kanë zhvilluar ndaj kombëtares kuqezi, teksa shtoi se Shqipëria është një skuadër që duhet marrë seriozisht në konisderatë.

”Ne jemi Franca dhe gjithmonë luftojmë për vendin e parë në grup. Por është gjithashtu e vërtetë që duhet ti marrim ndeshjet një nga e një dhe për momentin vëmendja jonë është vetëm të Shqipëria. Ata na kanë hapur shumë probleme në dy sfidat miqësore që kemi zhvilluar ndaj tyre. Duhet të tregohemi të vëmendshëm sepse shqiptarët janë shumë të rrezikshëm sidomos kur bëhet fjalë për goditjet standarte. Për ne mbi të gjitha është ndeshja ndaj Shqipërisë, pastaj do të mendojmë për Zvicrën. Për tu renditur të parët në grup duhet të fitojmë të Mërkurën në Marseille”, tha ai.

Ndërkohë mesfushori i Newcastle United, Moussa Sissoko u shpreh se, Franca ka mësuar nga gabimet e së kaluarës në ndeshjet ndaj Shqipërisë dhe këtë herë do të përpiqet, të mos ketë të njëjtin fat kur të përballet me kuqezinjtë e Gianni De Biasit.

Ndërkohë, trajneri i Francës Didier Deschamps, ka vetëm fjalë të mira për Kombëtaren shqiptare.

“Shqipëria është një kundërshtar i vështirë. Ata treguan se janë një skuadër e mirë edhe kur luajtën me 10 lojtarë ndaj Zvicrës. Bëhet fjalë për një skuadër të organizuar shumë mirë nga një trajner italian. Ndeshja e së Mërkurës në Marseille do të jetë shumë e ndërlikuar”, ka thënë Deschamps ai për “Telefoot”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Te Kombëtarja janë të bindur, mungesa e Canës nuk shkakton probleme, besim te Hysaj
Irlanda i “fal” barazimin Suedisë »
Article Logic
Execution time: 0.015304088592529
array(1) { ["section"]=> string(46) "matuidi-dhe-sissoko-shqiperia-e-frikshme-43386" }