Mavraj dhe Memushaj për sfidën me Maqedoninë: Jemi në avantazh. Nuk ka rëndësi kush merr shiritin e kapitenit

Publikuar tek: sport, më 13:29 30-08-2016

Mërgim Mavraj dhe Ledian Memushaj kanë folur për mediat përpara ndeshjeve me Marokun dhe Maqedoninë.

Sa i përket përballjes më të rëndësishme, asaj kundër Maqedonisë, Mavraj dhe Memushaj janë shprehur se Kombëtarja Shqiptare është në avantazh edhe për shkak të eksperiencëssë fituar në Kampionatin Europian.

Për kapitenin e ri të skuadrës, Mavraj dhe Memushaj kanë theksuar se kjo nuk është rëndësishme pasi ekipi ka disa kapitenë.

Mavraj: Lojtarët e Marokun njihen, por skuadrën nuk e kemi parë shpesh. Ne do të përgatitemi maksimalisht. Besoj se jemi rrit si skuadër, por edhe eksperienca do të na shërbejë në të ardhemen. Jemi në avantazh me Maqedoninë dhe Izraelin pasi kemi eksperiencë më të madhe. Kjo skuadër ka treguar që edhe Mërgimi dhe Loriku janë të zëvendësueshëm. Nuk është e rëndësishme kush e merr shiritin.

Memushaj: Nuk ka shumë rëndësi kush e merr shiritin. Unë jam kapiten te Pescara dhe ndihem i barabratë. Por besoj se nuk është zgjedhje e rëndësishme. Duhet të harrojmë çka kemi bërë më parë, pasi ky është një kompeticion i ri. Duhet të përgatitemi sa më mirë se ndeshjen më të rëndësishme e kemi me Maqedoninë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Pas ndërroi ekipin përfaqësues, Amir Rrahmani prezantohet te Dinamo e Zagrebit
Ndryshime edhe te Procesi Sportiv? Flet Edi Manushi »
Article Logic
Execution time: 0.026988983154297
array(1) { ["section"]=> string(113) "mavraj-dhe-memushaj-per-sfiden-me-maqedonine-jemi-ne-avantazh-nuk-ka-rendesi-kush-merr-shiritin-e-kapitenit-51311" }