Mavraj: Mungesa e Canës nuk do të ndihet. Hysaj: Do i marrim 1 pikë Francës

Publikuar tek: sport, më 17:00 12-06-2016

Dy mbrojtësit e Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj dhe Elseid Hysaj kanë dalë në një konferencë për mediat, ku kanë folur për ndeshjen e ardhshme kundër Francës.

Qendërmbrojtësi Mavraj është shprehur se ndaj Francës do të jetë e vështirë për shkak të mungesës së Lorik Canës, por ai beson se do të gjendet zëvendësuesi i duhur për të mos e ndjerë mungesën e kapitenit.

“Ai është kapiteni jonë dhe normalisht se do të jetë shumë e vështirë pa të, por ne jemi të bindur se do të gjejmë zgjidhjen e duhur për ta zëvendësuar atë, dhe se nuk do të vërehet mungesa e tij. Kemi një skuadër të madhe.Nuk është me rëndësi a do të luajë Ajeti apo Kukeli ndaj Shqipërisë. Për mua nuk ka rëndësi cilin kam në krah, cilido që luan duhet të japim maksimumin”, tha ndër të tjera ai.

Ndërsa Hysaj ka paralajmëruar francezët kur është shprehur se Shqipëria do të kërkojë të marrë të paktën një 1 pikë në këtë ndeshje.

“Kemi nevojë për pikë, dhe besoj që mund të marrim pikë ndaj Francës. Unë gjithmonë do të jap maksimumin dhe këtë do ta bëjë edhe ndaj Francës”, tha Hysaj. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lukas Modriç është shpëtimtari, Kroacia mund Turqinë
FSHF njoftim të rëndësishëm për biletat e ndeshjeve të Shqipërisë me Francën dhe Rumaninë »
Article Logic
Execution time: 0.031617879867554
array(1) { ["section"]=> string(78) "mavraj-mungesa-e-canes-nuk-do-te-ndihet-hysaj-do-i-marrim-1-pike-frances-43278" }