Mavraj vazhdon debatin me kompaninë e birrës, e orienton si duhet të përdorë paratë e reklamës

Publikuar tek: sport, më 20:18 14-06-2016 Mavraj vazhdon debatin me kompaninë e birrës, e orienton si duhet të përdorë paratë e reklamës

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Mërgim Mavraj ka vazhduar debatin me kompaninë e birrës, emrin e së cilës refuzoi ta mbante në fanellë.

Ishte kompania ajo që publikoi një poster ku i bëhej reklamë birrës pa alkool, ndërsa shkruante: “Enkas për ty Mërgim”. Sot fubollisti ka postuar një foto të tijën dhe krahas saj lajmin që njofton për ndalimin e birrës në qytetin e Marsejës, ku Shqipëria do të luajë nesër kundër Francës.

“Edhe Uefa enkas për mu? Do isha i lumtur nëse gjithë shpërblimin për reklamën e madhe që u bë, duke më përdorur edhe emrin tim pa marrë asnjë konfirmim, ta shpërblente tek jetimorja në Pejë”, shkruan Mavraj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hungaria triumf kualifikues kundër Austrisë
Premtimi i Xhakës para ndeshjes me Francën »
Article Logic
Execution time: 0.043345928192139
array(1) { ["section"]=> string(99) "mavraj-vazhdon-debatin-me-kompanine-e-birres-e-orienton-si-duhet-te-perdore-parate-e-reklames-43514" }