Maxhoranca dhe opozita bien dakort për dekriminalizimin, nesër votohet testi i drogës

Publikuar tek: politike, më 20:03 19-11-2015 Maxhoranca dhe opozita bien dakort për dekriminalizimin, nesër votohet testi i drogës

Qeveria dhe opozita kanë mundur të bine dakort për miratimin e një drafti të përbashkët për Dekriminalizimin.

Negociatat mes qeverisë dhe opozitës u arritën sot gjatë diskutimeve në Parlament ku partitë kanë rënë dakort pothuajse në të gjitha pikat e draftit përveç “testit të drogës” që u kundërshtua nga opozita.

Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi tha se "kemi arritur shumë pika të përbashkëta" por shtoi se opozita nuk do tërhiqet nga “testi i drogës” si një prej pikave të draftit, për të cilën do të votohet nesër gjatë komisionit të posaçëm.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj ka thënë se drafti do të publikohet nesër në mbledhjen e Komisionit të Dekriminalizimit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tirana si Barcelona në disa drejtime? Veliaj takon homologen e tij në Spanjë
Javë e ngjeshur diplomatike për Shqipërinë, Presidenti Donald Tusk vjen të dielën në Tiranë »
Article Logic
Execution time: 0.0039908885955811
array(1) { ["section"]=> string(90) "maxhoranca-dhe-opozita-bien-dakort-per-dekriminalizimin-neser-votohet-testi-i-droges-25837" }