Maxhoranca e opozita pranë marrëveshjes për Reformën në Drejtësi, pranojnë sugjerimet e Venecias

Publikuar tek: politike, më 07:35 24-03-2016 Maxhoranca e opozita pranë marrëveshjes për Reformën në Drejtësi, pranojnë sugjerimet e Venecias

Pas ‘’luftës’’ së gjatë për të kundërshtuar propozimet e njëri-tjetrit, duket se deputetët e maxhorancës kanë rënë dakord me ata të opozitës. Sipas gjasave, shumë shpejt do të kemi një marrëveshje për Reformën në Drejtësi.

Pas mbledhjes së djeshme të Komisionit për Reformën në Drejtësi, palët kanë rënë dakord me sugjerimin e Komisionit të Venecias për Byronë Kombëtare të Hetimit, Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ngritjen e Gjykatës së Lartë Administrative dhe rishikimin e kritereve për anëtarët e Tribunalit Disiplinor.

Ditën e djeshme ambasadori amerikan Donald Lu, ua ka bërë të qartë ‘’të majtëve’’ dhe ‘’të djathtëve’’ që të mos përdorin Reformën në Drejtësi për debate politike si dhe të bien dakord për Byronë Kombëtare të Hetimit, e cila do të jetë nën shembullin e FBI-së amerikane.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Klosi:Mbetet shumë për t'u bërë për përmirësimin e jetës së njerëzve në nevojë
Zbardhet debati i Gjin Gjonit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Bujar Nishani përplaset me Sokol Çomon »
Article Logic
Execution time: 0.0040571689605713
array(1) { ["section"]=> string(101) "maxhoranca-e-opozita-prane-marreveshjes-per-reformen-ne-drejtesi-pranojne-sugjerimet-e-venecias-35871" }