Mazhoranca bojkoton komisionin për Teatrin, reagon LSI: Vula e turpit të kësaj qeverie

Publikuar tek: politike, më 11:21 13-06-2018 Mazhoranca bojkoton komisionin për Teatrin, reagon LSI: Vula e turpit të kësaj qeverie

Deputetja e LSI, Kejdi Mehmetaj, ka reaguar ndaj bojkotit të mazhorancës gjatë mbledhjes së komisionit ku diskutohej mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

 Sipas Mehmetaj kjo është padyshim vula e turpit të kësaj qeverie.

"Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie", shprehet deputetja e LSI.

“Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike, por edhe për shkatërrimin e Identitetit tonë Kombëtar,” shkruan ajo.

Postimi  i plotë:

E pa parë dhe e pa dëgjuar

Mazhoranca bojkoton mbledhjen e Komisionit ku po diskutohet mbi shembjen e Teatrit Kombëtar.

Ligji anti Kushtetues dhe korruptiv që qeveria ka përgatitur për të shembur Teatrin e ngritur kulla në vend të tij, është padyshim vula e turpit e kësaj qeverie.

A e kupton kjo qeveri që trualli rreth Teatrit Kombëtar është pronë e shqiptarëve dhe jo trashëgimi e familjes së Kryeministrit?

Me sa duket Kryeministri e ka ndarë mendjen që historia të mos e mbaj mend vetëm për kriminalitetin dhe lëndët narkotike por edhe për shkatërrimin e identitetit tonë Kombëtar.

 

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ngritja e një kampi për luftëtarët e ISIS në Shqipëri, reagon Rama: Ja si qëndron e vërteta
Incident në Durrës, qytetari i afrohet Ramës: Të lutem shumë, kam që në mëngjes... (POR SHIKONI Ç’NDODH) »
Article Logic
Execution time: 0.024434089660645
array(1) { ["section"]=> string(91) "mazhoranca-bojkoton-komisionin-per-teatrin-reagon-lsi-vula-e-turpit-te-kesaj-qeverie-124209" }