Mazhoranca hedh poshtë kërkesën, PD: Suli përfitoi para nga shteti për magazinën e djalit

Publikuar tek: politike, më 20:46 01-03-2016 Mazhoranca hedh poshtë kërkesën, PD: Suli përfitoi para nga shteti për magazinën e djalit

Këshilli i Rregullores dhe Mandateve shqyrtoi sot pasdite kërkesën e Partisë Demokratike mbi mbarimin e mandatit të Rakip Sulit, deputet i PS.

Opozita shprehet se ka siguruar të dhëna që deputeti Rakip Suli përfitoi fonde publike nga OSHEE, në formën e qerasë në kundërshtim me ligjin.

Sipas deputetit, kompania është e djalit te tij, Saimir Sulit. PD thotë se perseri mbetemi në shkelje të ligjit, i cili ndalon kontratat apo përfitimet me fondet publike edhe për familjarët e deputetit, fëmijët e tij madhorë deri në shkallën e dytë, siç është në këtë rast me djalin e zotit Suli.

Kërkesa është paraqitur në Komsion nga deputeti Arben Ruistani i cili ka bërë edhe argumentimin ligjor lidhur me heqjen e mandatit të Sulit.

Ndërkohë deputeti i opozitës, Eduard Halimi tha se edhe drejtuesit e PD kishin fëmijë kur ishin në pushtet por i ndanë paratë e shtetit me ta.

“Po mirë, ne nuk kemi fëmijë që t’u japim nga 2 mln euro tenderë?! Po ne nuk kemi të afërm që t’u jepnim ndonjë kontratë apo koncesion?!”, tha deputeti Halimi.

Megjithatë, mazhoranca ka hedhur poshtë kërkesën e opozitës për heqjen e mandatit të Sulit.

PD ka kerkuar mbarimin e mandatit edhe per deputetin Koço Kokëdhima dhe Valentina Leskaj, te cilet i akuzon se kane perfituar nga fondet publike me kompanite e tyre.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « "Foto e Ditës" nga kryeministri Rama është një nga më të veçantat e postuara ndonjëherë
Grida Duma përlotet në emision (Video) »
Article Logic
Execution time: 0.083917140960693
array(1) { ["section"]=> string(93) "mazhoranca-hedh-poshte-kerkesen-pd-suli-perfitoi-para-nga-shteti-per-magazinen-e-djalit-33954" }