Mazhoranca shtyn vendimin për mandatin Koço Kokëdhimës

Publikuar tek: politike, më 20:40 06-04-2015 Mazhoranca shtyn vendimin për mandatin Koço Kokëdhimës

Mazhoranca ka shtyrë vendimin për kërkesën e PD-së për t’i hequr Koço Kokëdhimës mandatin e deputetit. Deputetët e mazhorancës në Këshillin e Mandateve kanë kërkuar më shumë kohë për tu njohur me provat dhe dokumentat e paraqitura në seancë.

Deputeti demokrat Arben Ristani e ka akuzar mazhorancën për përdorimin e dy standardeve, duke rikthyer në vëmendje votimin që ajo i bëri kërkesës së Prokurorisë për arrestimin e deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku, pa pranuar të njihej me prova të reja.

Sipas Ristanit, qëllimi i këtij veprimi është që të zvarritet procesi, ndërsa ka deklaruar se nuk është caktuar një datë tjetër për këtë çështje.


Ka nisur pa praninë e deputetit të PS-së Koço Kokëdhima mbledhja e Këshillit të Mandateve ku po diskutohet kërkesa e PD-së për heqjen e mandatit të tij. Kokëdhima ka preferuar të jetë pranë një djali të dënuar se është përdoures hashashi, ndërsa ka dërguar në mbledhje avokatin e tij Artan Hajdari.

Deputeti i PD-së, Arben Ristani është shprehur se Kokëdhima ka përfituar fonde publike për kompaninë e tij gjatë kohës që ushtronte funskionin e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë. Ristani e ka konsideruar rastin e Kokëdhimës më të rëndë se ai i ministrit aktual të Shëndetëisë Ilir Beqja në legjislativin e shkuar, të cilit më pas iu hoq mandati i deputetit.

“Rasti i Kokëdhimës është më i rëndë se i Beqajt pasi janë me qindra rastet e përfitimit të parave të shtetit nga Kokëdhima. Nga analiza e dokumentave rezulton se Kokëdhima nëpërmjet kompanisë ‘Abissnet’ ka përfituar fonde publike nga organet publike. Disa prej këtyre fondeve janë paraqitur në materialin që ne i kemi bashkërenditur kërkesës”, ka deklaruar Ristani.                                                                                                        

Avokati Artan Hajdari është shprehur për deputetin e PS-së Koço Kokëdhima se ai nuk ka përfituar asnjë fond nga buxheti i shtetit ose organe të qeverisjes vendore. Avokati Hajdari i është përgjigjur kërkesës së opozitës për heqjen ndaj mandatit të deputetit Kokëdhima se nuk përputhet koncepti i përpuethshmërisë dhe konfliktit të interesit.

“Një deputet nuk mund të jetë i tillë nëse ka edhe detyrime të tjera si zyrtar i lartë. Në momentin që deputeti Kokëdhima ka marrë mandatin si deputet ka shitur aksionet që ka pasur në shoqërinë ‘Abissnet’. Që nga fillimi mandatit të tij ai nuk ka asnjë shtim të pasurisë si deputet”, u shpreh Hajdari.

Sipas tij deputeti nuk mund të privohet nga burimet jetike të veprimtarisë së përditshme deri në momentin që është zyrtarisht deputet dhe vendimi i Kushtetutës mund të interpretohet në momentin që fillon mandati si deputet. “Nuk ka pasur përfitime që tejkalojnë konceptin e papajtueshmërisë dhe në rastin e shitjes së aksioneve çmimi i vlerës dhe çmimi i shitjes nuk kanë dallim, ndaj nuk ka shtim të pasurisë nga shoqëria ‘Abissnet’”, ka thënë Hajdari në Këshillin e Mandateve.

Lexo edhe:

Këshilli diskuton për mandatin e Kokëdhimës, deputeti nga QSUT kërkon amnisti për të dënuarit e “hashashit”

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këshilli diskuton për mandatin e Kokëdhimës, deputeti nga QSUT kërkon amnisti për të dënuarit e “hashashit”
PD: Rama i dha Lagunën e Patokut vëllait të deputetit. Panariti: Akuzat politike, gati t'ju tregojmë dosjen »
Article Logic
Execution time: 0.019800186157227
array(1) { ["section"]=> string(59) "mazhoranca-shtyn-vendimin-per-mandatin-koco-kokedhimes-7984" }