“Mazhoranca urdhëron ndalimin e transmetimit të spotit të PD”, denoncimi nga ish-kryetarja e AMA

Publikuar tek: politike, më 21:46 04-12-2015 “Mazhoranca urdhëron ndalimin e transmetimit të spotit të PD”, denoncimi nga ish-kryetarja e AMA

Ish-kryetarja e AMA-s, Endira Bushati ka deklaruar se urdhëruar ndalimi i transmetimit të spotit të Partisë Demokratike për protestën e 8 dhjetorit.

Sipas Bushatit, është kryetari aktual i AMA-s i ndikuar nga mazhoranca, ai që u ka telefonuar pronarëve të televizioneve dhe i ka urdhëruar të ndërpresin transmetimin e spotit.

Reagimi i Endira Bushatit:

Ndërpritet me "urdhër telefonik" spoti i Partisë Demokratike për Protestën e 8 Dhjetorit....

Me një veprim antiligjor dhe abuziv, Kryetari i AMAs u ka telefonuar pronarëve të televizioneve dhe i ka urdhëruar të ndërpresin spotin e PD për 8 Dhjetorin.

Kur i është kërkuar që ta sillte urdhrin me shkrim, i është përgjigjur:

"Do t'ua sjell, por ndërpriteni se do t'ju gjobis!"

Mazhoranca në panik....

Urdhra telefonikë në ora 8 të darkës....

Të gjithë me ‪#‎8Dhjetor për të rrëzuar Qeverinë më të turpshme në historinë e vendit!

Lexo edhe: Basha publikon video-thirrjen për protestën e 8 dhjetorit, në shënjestër ministrat e PS-së

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PS ‘i përgjigjet’ PD, më 8 dhjetor organizon festë me të rinjtë
Djali i Azem Hajdarit, Kiri emocionohet në Shkup dhe ja surpriza që i bënë për të atin (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.022226095199585
array(1) { ["section"]=> string(99) "mazhoranca-urdheron-ndalimin-e-transmetimit-te-spotit-te-pd-denoncimi-nga-ish-kryetarja-e-ama-26984" }