Mazhoranca voton për plehrat, projektligji kalon me 63 vota

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:30 23-09-2016 Mazhoranca voton për plehrat, projektligji kalon me 63 vota

Është miratuar në Kuvend me 63 vota pro, 27 kundër dhe 4 absenime projektligji për importin e plehrave në Shqipëri.

Pas mbi dhjetë orë debatesh, seanca e sotme miratoi me votat e maxhorances ligjin, i inicuar nga tre deputetë, ligji i hap rrugën rilejimit të importit të mbetjeve nga jashtë. Deputetët e PS dhe LSI kanë votuar për projektligjin, ndërsa deputetët e PD-së kanë votuar kundër. Në mesin e atyre që votuan kundër ishin edhe tre deputetë të PS-së.

Opozita e kundërshtoi ashpër amendimin e ligjit, që sipas saj është bërë për interesa korruptive. Por, sipas kryeministrit Edi Rama amendimi i ligjit në fjalë është në linjë me direktivën e BE-së për të stimuluar zhvillimin e industrisë së riciklimit në vend. Ndërkohë, shoqëria civile vazhdon të protestojë jashtë ambienteve të Kuvendit. 

Me 97 vota Kuvendi miratoi  dekretin e presidentit që ktheu për rishqyrtim ligjin “për masat shtesës të sigurisë publike”. Ndërsa ndryshimet ne kete ligj u kaluan me 74 vota pro dhe 24 vota kundër.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036022901535034
array(1) { ["section"]=> string(64) "mazhoranca-voton-per-plehrat-projektligji-kalon-me-63-vota-53831" }