Mbaron ndeshjen, futbollisti i propozon të dashurës në fushën e lojës

Publikuar tek: sport, më 20:18 21-04-2015

Një futbollist i premier ligës ruse i propozoi për martesë të dashurës së tij basketbolliste në përfundim të ndeshjes, pikërisht në fushën e futbollit. Tashmë, për mediat në Rusi, ata janë kthyer në çiftin e fundit VIP në botën e sportit rus.

Ivan Novoseltsev, që luan si mbrojtjës me FC Rostov, ia bëri propozimin basketbollistes KAterina Keyru pas ndeshjes me Torpedon e Moskës të hënën.

Fotot dhe videot e publikuara në youtube tregojnë lojtarin që mori unazën nga trajneri, i kërkoi të dashurës të shkojë në fushë, u ul në gjujë përpara saj dhe i kërkoi të martoheshin. Gjykuar nga puthja pasionante pas këtij veprimi, Katerina i ka thënë po të dashurit të saj.

Duke folur për median pas ndeshjes Katerina tha se ndihej e surprizuar nga propozimi. “Jam e lumtur sepse e dua. Eshtë një djalë i admirueshëm dhe mendoj se do të jetë gjithçka shumë mirë për ne” thotë ajo në video. “MEndova që të bëja diçka që të mos harrohet” thotë futbollisti.

Novoseltsev, 23 vjeç u bashkua me Rostov këtë fillim viti. Baba ii tij ka shkuar në Moskë nga Sierra Leone në 1970.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Juventus paguan 2 milionë euro për talentin shqiptar Rey Manaj
Finalja e “Balkan League”, Prishtina fiton ndeshjen e parë »
Article Logic
Execution time: 0.01805591583252
array(1) { ["section"]=> string(73) "mbaron-ndeshjen-futbollisti-i-propozon-te-dashures-ne-fushen-e-lojes-9373" }