Mbërrin në Romë Agron Xhafaj, gati të kryejë dënimin me burg

Publikuar tek: aktualitet, më 13:44 16-05-2018 Mbërrin në Romë Agron Xhafaj, gati të kryejë dënimin me burg Agron e Fatmir Xhafaj

Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafajt i është dorëzuar autoriteteve italiane ashtu sikurse bëri me dije përmes një letre të hapur.

Sipas një mesazhi të mërritur në inbox-in e Berishës Agron Xhafaj sapo ka mbërritur në aeroportin e Romës me një avion të nisur në orën 4:00.

Sipas mesazhit që publikon Berisha, vëllai i ministrit shoqërohej nga dy oficerë të policisë shqiptare dhe me të zbritur e morën me mikrobuz të veçantë policët italianë.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama tha sot se Shqipëria nuk kishte si ta ekstradonte vëllain e Xhafajt aq kohë sa s’ishte kërkuar ekstradimi nga Italia.

“Për ne dhe për mua askush nuk është mbi ligjin. Kjo vlen edhe për vëllain e ministrit të Brendshëm që ka një dënim e sot ka marrë me këmbët e veta vendimin të shkojë të bëjë burg. Qeveria s’kishte si ta çonte në Itali duke shkelur ligjin”, u shpreh Rama i cili gjithashtu pohoi se sa i takon audio-regjistrimit, ai është e pavërtetë, referuar siç u shpreh ai, përgjigjes nga një laborator nga më mirët në botë.

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E përplas makina teksa lëvizte me një motor të vjedhur, vdes 17-vjeçari shqiptar
Pezullohet nga detyra efektivi i policisë, shkak një video-skandal »
Article Logic
Execution time: 0.018232107162476
array(1) { ["section"]=> string(66) "mberrin-ne-rome-agron-xhafaj-gati-te-kryeje-denimin-me-burg-120963" }