Mbërrin në Shqipëri vaksina parandaluese për dermatozën nodulare

Publikuar tek: ekonomi, më 15:45 24-07-2016 Mbërrin në Shqipëri vaksina parandaluese për dermatozën nodulare

Ministria e Bujqësisë ka njoftuar sot se ka mbërritur vaksina parandaluese për dermatozën nodulare.

Në një njoftim për mediat, ministria deklaron se janë 25 mije doza vaksine nga fondi i emergjencës së BE-së.

Strategjia e vaksinimit në të gjithë vendin është e dakortësuar plotësisht me BE, thuhet më tej në njoftim.

Ministria sqaron se fillimisht do të vaksinohen fermat mbi 20 krerë, klinikisht të pastra.

Çfarë është dermatoza nodulare?

Kjo është një sëmundje virale e Gjedhit dhe karakterizohet në mënyrë tipike nga nyje në lëkurë duke përfshirë gjithë sipërfaqen e trupit: kokën gjymtyrët, hundën, bishtin, mukozën e gojës. Nyjet zhvillohen edhe në traktin gastrointestinal dhe aparatin e frymëmarjes.


· Kjo sëmundje ndodh gjatë verës dhe vjeshtës në muajt, kur insektet janë me shumicë.

 Sëmundja prek gjedhin e të gjitha moshave por më rëndë moshat e reja.

· Sëmundja shkakton dobësim, humbje të përkohshme apo të përhershme të prodhimit të qumështit, dështime, dëmtim të lëkurës, inflamacioni i gjirit, pneumoni, çalim, sterilitet tek demat, lopët dhe ngordhje të kafshëve.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027818918228149
array(1) { ["section"]=> string(70) "mberrin-ne-shqiperi-vaksina-parandaluese-per-dermatozen-nodulare-47584" }