Mbesa e Berishës zihet me komentuesin pasi ai i kërkon të shkruajë shqip: Bëj ç’të dua

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:17 03-08-2015 Mbesa e Berishës zihet me komentuesin pasi ai i kërkon të shkruajë shqip: Bëj ç’të dua Dasara Malltezi, mbesa e ish-kryeministrit

Mbesa e ish-kryeministrit Berisha zihet përmes komenteve në rrjetin social  me një komentues pas një statusi bërë në gjuhën angleze.

Dasara Malltezi,shkruan për zgjimin e saj në hotel, teksa Dimitri, një punonjës hoteli, i çon asaj atë çfarë ha zakonisht për mëngjes, nutella dhe një lloj petullash, pa e pyetur fare. Një gjë e tillë e ka impresionuar shumë mbesën e ish-kryeministrit që më pas e shkroi gjithë këtë në profilin e saj në Facebook, por në gjuhën angleze.

Një komentues, të cilit i ka bërë shumë përshtypje kjo, e ka pyetur Dasarën nëse di të shkruajë shqip duke i kujtuar edhe faktin që është shqiptare, njëkohësisht mbesa e ish kryeministrit dhe si e tillë duhet të ketë pak respekt për vendin e vet pasi shumë njerëz nuk e kuptojnë atë çfarë shkruan.

E menjëhershme ka qenë përgjigjia e Dasarës : “Meqe jam Dasara dhe kam personalitetin tim duhet te bej ca te dua... Nga ana tjetër anglishtja jote lë për të dëshiruar , do të të syrgjeroja një kurs përpara se të merresh me mua dhe gjithashtu gjallërohu! Të qënit një parazit në shoqërinë shqiptare nuk i bën mirë kujt. Puç”, i shkruan Dasara në komentin e saj.

Pas kësaj Dasara i tregon një mikeje tjetër e cila i thotë mos ta prishë terezinë “zmr sja ke iden ca gallate behet te inbox im me sms e ktij tipit qe quan veten prof te puth”.

Komentet

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027817964553833
array(1) { ["section"]=> string(91) "mbesa-e-berishes-zihet-me-komentuesin-pasi-ai-i-kerkon-te-shkruaje-shqip-bej-c-te-dua-17617" }