Mbesa e Dritëro Agollit: LETËR, ADELAJDËS!

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:38 31-10-2017 Mbesa e Dritëro Agollit: LETËR, ADELAJDËS!

Nga Ilnisa Agolli, mbesa e Dritëro Agollit

LETËR , ADELAJDËS.

Ah, Adelajdë ti nuk e fale kurrë Katerina Blumin që lexoi GAZETËN E SË DIELËS apo jo?

Ti e dije, sekretin e ditës së dielë !

Sepse në fakt , e diela ,  është një ditë e lumtur ose e trishtë. Është një ditë që edhe pse e trajton si paraja duke e fshehur në bankë, ikën...

Ndonjëherë , e bën duke marrë me vete dhe vogëlushe për t'i çuar në " Ëmbëltore".

E diela, është gënjeshtare! Është një prej atyre ditësh që ti reflekton dhe kujtohesh se çfarë bën ende : Po jeton apo po vdes ?

 Të dielën ne vdesim në mënyrat tona të së përditmesh. Është si të thuash një lloj meshe ndaj së cilës ,  të gjithë jemi të krishterë dhe lutemi pastaj.

Ndonjëherë dhe qajmë. Sikundër e bëmë këtë të djelë. Lajmi mori dhenë , të gjithë e lexuam : "Adelajda Xhamani ndërron jetë. Ishte vetëm 31 vjeç."

Por , për të shmangur një ngjyrë autenticiteti dhe stërzgjatur në teorira siç bëhet nga gazetarë dhe analistë të këtij vendi , për të shitur ca mend më tepër e marrë përgjegjësira për të mbushur gazeta për ca para më shumë duke vërtetuar padashur dinakërinë e tyre provinciale dhe pasqyruar arsyetime të paskrupullta dhe shkruar në fund dy pika lot , po i bie shkurt.

M'u kujtua sot , " Nderi i humbur i Katerina Blumit" i Heinrich Böll. Shvarci ynë të bën ta lexosh ndryshe jetën dhe vdekjen , lulet dhe të fundit grusht dhé . Pse? Ti kupton fuqinë dhe mallkimin e Gazetave. Ti kupton s'e shtypi shkruar për ca lexues më shumë , të zhvat orë, kohë, frymë, gjumë, bashkë me rrobat e trupit edhe trupin.

" Përpara se të mund ta quajmë retrospektivën si krejtësisht të papërfunduar dhe të hidhemi tek ajo e shtunë , na mbetet të tregojmë se çfarë ndodhi në shtëpinë e saj - shkruan autori."

Ai rrëfen Katerinën apo Adelajdën ?

Fatin e kujt prej vajzave shkroi , në faqet e së dielës?

" GAZETA , e mërziti shumë, saqë ia nxiu jetën ( të paktën nga ana subjektive) si në mardhëniet me fqinjët ashtu dhe përsa i përket banimit në apartamentin e saj. Kishte dhe nga ata që ua hidhnin fajin GAZETËS SË TË SHTUNËS , telefonatave apo gjërave që u botuan GAZETËN E SË DIELËS."

Katerina siç po kuptojmë lexonte duke u përhumbur vetem aty , gazetës. Ajo refuzonte sakaq panine e çaj dhe refuzonte në mënyrë jo agresive gjithçka. Kështu , me një ton apatik dhe miqësor  ushqehej shtypit.

A nuk duket se ajo e urrente gazetën?

Po Adelajda jonë , thua e donte?

Ajo ndoshta e dinte se një ditë do i dorëzohej kësaj loje që ndertohet nga rrena . Adelajda nuk u dorëzua . Adelajda e dinte se një të shtunë do të vendoste ta grisë atë.

Gazeta nuk është për njerëz që ruajnë nderin.

Ndaj  nuk vuri kurrë në gojë fjalët e Katerinës :

" Nuk më ngushëllon asgjë! Të gjithë njerëzit që njoh unë lexojnë vetëm GAZETËN."

Ndaj  nuk e humbi nderin!

Mbase ajo e urrente Katerinën për këtë fakt. Mbase ajo ndaj e dënoi atë kështu , duke e mësuar dhe një herë që duhet të dëgjojë ato dreq  këshillash. Ishin thjesht dy :

 " Mos e prek kurrë telefonin dhe mos lexo asnjë gazetë nesër."

Ndaj , Adelajda jonë nuk e humbi nderin . Adelajda ishte vajzë e dëgjuar. Nuk u ankua kurrë dhe e fshehu kaq bukur inatin e saj me Katerinën. Ajo e dinte se , një të dielë do të mund t'i mësonte ç'ishte nderi dhe ferri .... :  Gazeta e së dielës!

Pse shkruan të gjithë për këtë çupkë? Pse duhej të botohej gjithë vlerësimi , dhimbja dhe hipokrizia në shtypin tonë? Kush jemi ne që nuk e mësuam kurrë se nuk bërtitet loti ? Ne nuk jemi shenjtorë , ëngjëj . Ne e dimë se ëngjëjt nuk jetojnë në tokë dhe nuk shkruajnë nëpër gazeta. As i lexojnë ato. Atëherë pse nuk e lëmë të qetë aty në " Ëmbëltore" ? Ajo duhet të zgjedhë pastën që i pëlqen aq shumë.

Por , ndoshta shkrimtari e kish parashikuar qysh herët . Ai e shkroi Adelën , por ne nuk e lexuam dot se jemi krenarë për të vënë gjyslyke . Jemi mendjendritur mjaftueshëm për të lexuar akoma.

" Tani e kam të qartë çdo gjë. Asaj nuk i paska mjaftuar lumturia jonë modeste. Paska dashur të vdesë lart! Transmetoni për lexuesit e GAZETËS dhe dy fjalë : - Vogëlushe , do të kishe bërë mirë të qëndroje dhe pak. Ne , me kalimin e vitete do të kishim bërë ç'mos për të të siguruar një lumturi njerëzish të ndershëm.

Ah , Katerinkë..."

... ah, ADELAJDKË!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029149055480957
array(1) { ["section"]=> string(45) "mbesa-e-dritero-agollit-leter-adelajdes-97819" }