Mbështetësi i Ramës: Pse heshtin Rama e Basha! Shpejt do dalë PSE-ja e heshtur...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:36 14-07-2017 Mbështetësi i Ramës: Pse heshtin Rama e Basha! Shpejt do dalë PSE-ja e heshtur...

Avokat Spartak Ngjela, një nga mbështetësit e kryeministrit Edi Rama flet për një aleancë të fshehur Rama-Basha ndërsa siguron se shumë shpejt do të dalë edhe arsyeja se pse asnjëri nga të dy nuk shprehet lidhur me këtë çështje.

“Të gjithë po kërkojnë nëse ka një aleancë të fshehtë Rama-Basha.
Heshtje e madhe nga të dy.

Ky është një naivitet politik. Në fakt kjo tregon se: nëse ka një marrëveshje edhe tani që Partia Socialiste i ka vetë votat, atëherë marrëveshja e tyre ka qenë dhe është kundër Reformës në Drejtësi.

Po është kështu është për të qeshur: janë të humbur që të dy.
Pse nuk shprehen?

Eduard Selami, pikërisht për këtë ka të drejtë dhe pikërisht për këtë do të fitojë.
Sepse pikërisht për këtë do të ketë të njësuar edhe mbështetjen e antarësisë së Partisë Demokratike, edhe mbështetjen e Uashingtonit, edhe mbështetjen e Brukselit.

Pse nuk shprehen as Basha dhe as Rama?
Shpejt do të dalë edhe kjo "pse?" e fshehur”, shkruan avokat Ngjela.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028056144714355
array(1) { ["section"]=> string(82) "mbeshtetesi-i-rames-pse-heshtin-rama-e-basha-shpejt-do-dale-pse-ja-e-heshtur-86148" }