Mbeti jashtë Europës, Tirana kërkon dëmshpërblim nga UEFA

Publikuar tek: sport, më 15:55 07-07-2016 Mbeti jashtë Europës, Tirana kërkon dëmshpërblim nga UEFA

Nga gjithçka ndodhi me ekipet shqiptare në Kupat e Europës, pas përjashtimit të Skënderbeut, vetëm Tirana është “djegur”, por natyrisht që drejtuesit e saj nuk kanë qëndruar pasivë. Klubi kryeqytetas ka kundërshtuar atë që ka ndodhur dje, kur UEFA ka marrë vendimin që Partizani të luajë në Champions League, ndërsa Tirana ka mbetur jashtë Europës.

“Rrjeta” shkruan se ekipi kryeqytetas duhej të ishte në Europë dhe për këtë çështje ka përgatitur një shkresë zyratre, që do t’i drejtohet UEFA-s për sqarimet përkatëse. Në këtë rast të veçantë, UEFA, që nuk mund të ndryshojë asgjë në formulën e edicionit të Kupave të Europës tani, mund të japë një dëmshpërblim të konsiderueshëm për Tiranën. Bëhet fjalë për një shumë deri në 150 mijë euro, që mund të përfitojë klubi bardheblu. Tani priten zhvillime konkrete, pasi kërkesa zyrtare të ketë mbërritur në zyrat e UEFA-s.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 10 blerjet më të shtrenjta në merkato, ndër to dhe futbollisti shqiptar
Lenjani i mbyll derën Përfaqësueses së Kosovës: Kombëtarja Shqiptare, ëndrra më e madhe e imja »
Article Logic
Execution time: 0.0041790008544922
array(1) { ["section"]=> string(62) "mbeti-jashte-europes-tirana-kerkon-demshperblim-nga-uefa-45855" }