'Mbetje e biodegraduar që jashtënxirret', Alibeaj i përgjigjet Ramës, zbulon arsyet për deklaratën në median holandeze

Publikuar tek: politike, më 10:26 11-01-2019 'Mbetje e biodegraduar që jashtënxirret', Alibeaj i përgjigjet Ramës, zbulon arsyet për deklaratën në median holandeze

Deputeti i PD, Enkelejd Aliebaj i përgjigejt kryeministrit Edi Rama pas akzuave të këtij të fundt për demokratin. Rama publikoi me video një pjesë të intervistës së Aliebajt për një media holandeze.

 

Demokrati theksonte se Shqipëria nuk është gati për t'u anëtarësuar në BE, pasi nuk plotëson kushtet.

Ndërsa Rama e cilësoi si mbetje e biodegraduar e Shqupit. Ndërkaq, nuk ka vonuar edhe përgjigjia e Alibejat, ku rendit edhe njëherë arsyet pse Shqipëria sipas tij nuk plotëson kriteret e anëtarësimit, që të gjitha këto ia ka thënë gazetares holandeze.

Reagimi i Alibejat:

Edi Rama më paska etiketuar si “Mbetje e biodegraduar që jashtënxirret për ta ndyrë Shqipërinë në syte e publikut hollandez”??

Pse i kam thënë gazetares hollandeze që Edi Rama, ky gojështhurur i pashoq, qeveris me kriminelë? Pse kam pohuar se Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, detyruan dy zyrtarë policie, Antonio Nazëraj dhe Dritan Zaganin të kërkonin azil politik prej persekutimit kriminal që Rama-Tahiri-Habilaj iu bën atyre dhe familjeve të tyre? Pse i kam thënë se qeveria, e këtij kryekrimineli e kryekopuku, zhvat paratë e gjakut të shqiptarëve dhe mbush hajdutërisht xhepat kriminalë të veta? Pse i kam thënë se ndjej keqardhje që me qeverisjen e krimit dhe korrupsionit prej Edi Ramës, Shqipëria nuk bëhet dot anëtare e BE-së??

Po, i kam thënë këto!

Ah, edhe një gjë që duhej t’ia thosha: ky vend, nuk mund të bëhet sot anëtar i BE-së, sepse qeveriset nga të bijtë e biodegraduar të mbetjeve komuniste që në 1989 varnin në litar shqiptarët vetëm pse donin të bëheshin pjesë e Europës!!
#piazzale_loretto

Ja se cfarë kam thënë të plotë në median hollandeze. Ndiqeni dokumentarin nga minuta 6.03, dhe fjalen time nga minuta 10.36:

https://eenvandaag.avrotros.nl/item/eenvandaag-09-01-2019/

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 'Nuk ka fuqi në botë t'i bëjë presion Presidentit', Rama i përgjigjet menjëherë Metës: I ka vjedhur Doktoresha e Shkencave passwordin
Përplasja Rama-Meta, Balla: Presidenti i kthyer në kryetar alternativ opozite »
Article Logic
Execution time: 0.021790027618408
array(1) { ["section"]=> string(121) "mbetje-e-biodegraduar-qe-jashtenxirret-alibeaj-i-pergjigjet-rames-zbulon-arsyet-per-deklaraten-ne-median-holandeze-148341" }