Mbetjet urbane në Shqipëri, 1/3 nuk trajtohen, ja çfarë ndodh

Publikuar tek: ekonomi, më 09:21 07-05-2018 Mbetjet urbane në Shqipëri, 1/3 nuk trajtohen, ja çfarë ndodh

Shqipëria i dedikon trajtitmit të mbetjeve urbane më pak se gjysmën e fondeve të nevojshme. Vetëm 47 millionë euro në vit, kundrejt nevojës prej 103 million, të parashikuara nga studimet e eksperteve të sektorit. Të dhënat kanë dalë nga Edlir Vokopola, ekspert pranë Institutit për Kërkime Urbane, URI, në emisionin KAPITAL të Aleksandër Furxhiut në Vizion Plus.

Mënyra si trajtohen aktualisht mbetjet në Shqiperi, sipas Vokopoles, e rendisin Shqipërine në nivelin e vendeve të pazhvilluara dhe jo të vendeve në zhvillim, kategori ku vendi realisht është rreshtuar prej disa vitesh.

Gjendja është e rëndë. Në të gjithë territorin ka vetëm 2 landfill-e brenda standarteve, ai i Shkodrës dhe ai i Sarandës. Landfilli i Sharrës në kryeqytet nuk i përmbush standartet. Këto janë shumë pak krahasuar me rreth 180 pika të shpërndara në të gjithë vendin ku mbetjet thjesht hidhen dhe nuk trajtohen. Ndërkohe që ekzistojnë edhe 120 pika të tjera krejtësisht jashtë çdo standardi.

Por nuk mbaron me kaq sepse deri këtu flitet për vetëm 2/3 e totalit të mbetjeve. Pjesa tjetër e sasisë së mbetjeve, pra 1/3, hidhen nëper përrenj, lumenj, gropa, rrepira e kudo dhe jashtë çdo kontrolli, kryesisht në zonat rurale të territorit.

Shqipëria prodhon rreth 1 millionë ton mbetje urbane çdo vit. Polemikat mbeten të ndëzura lidhur me raportin që duhet vendosur midis groposjes, riciklimit apo djegies së mbetjeve Qeveria parashikon ndërtimin e 2 inceneratorëve në Fier dhe në Tiranë. Opozita thotë se këto janë projekte klienteliste të qeverisë. Inceneratori i Elbasanit ka nisur nga funksionimi vitin e kaluar edhe pas kundërshtimit të veprimtarive të mbrojtjes së mjedisit. Ndërkohë industria e riciklimit ka mbetur thuajse në kolaps.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0067059993743896
array(1) { ["section"]=> string(66) "mbetjet-urbane-ne-shqiperi-1-3-nuk-trajtohen-ja-cfare-ndodh-119758" }