Mbi 1 mln paund rrogat e gazetarëve të BBC, moderatori i TCH: Ja çfarë më bëri përshtypje

Publikuar tek: barometri, më 07:51 14-07-2018 Mbi 1 mln paund rrogat e gazetarëve të BBC, moderatori i TCH: Ja çfarë më bëri përshtypje

Gazetarët e gjigadit të medias me ndikim botëror, BBC paguhen me shuma marramëndëse. Rroga mesatare e tyre arrin mbi  1 milion paund.

 

Sakaq, moderatori i Top Channel, Denis Dyrnjaja, krahas kësaj, thotë se i ka bërë përshtypje fakti që 95% e të mirëpaguarve ishin profesionistë dhe jo personazhe showbizi, siç ndodh në Shqipëri ku paguhen me shuma të konsiderueshme, vajzat seksi të ekranit të cilat moderojnë programe “soft”.

KOMENTI I PLOTË I DENIS DYNJAJAS:

Po lexoja tani një referencë të njerëzve më të paguar në BBC rrjeti më i madh britanik i medias me dimensione dhe ndikim botëror. Ajo që më bëri përshtypje nuk ishin pagat vjetore të tyre me mesatare mbi 1 ml paund që është histori më vete, por fakti që 95% e njerëzve më të mirëpaguar ishin të gjithë gazetarë profesionistë lajmesh dhe drejtues emisionesh socio/politikë. Nuk pashë të vlerësuar ndonjë personazh limonadë të shoë biz-it që për hir të së vërtetës BBC dhe në përgjithësi Britania e Madhe i ka me bollëk dhe me nivel referencial. Ka hapësirë për të gjithë atje, por vlerën publike dhe monetare e marrin profesionistët realë, jo barbonësia televizive dhe vulgu i predikuar si liri dhe lirshmëri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026845932006836
array(1) { ["section"]=> string(94) "mbi-1-mln-paund-rrogat-e-gazetareve-te-bbc-moderatori-i-tch-ja-cfare-me-beri-pershtypje-127821" }