Mbi 1082 vende të reja pune në administratën shtetërore, këto janë profesionet

Publikuar tek: ekonomi, më 23:03 03-02-2017 Mbi 1082 vende të reja pune në administratën shtetërore, këto janë profesionet

Në mbledhjen e radhës së qeverisë, u miratua vendimi për hapjen e 1082 vendeve të reja të punës në administratën shtetërore, vendim ky që vjen vetëm pak muaj para zgjedhjeve elektorale.

Në vendim theksohet se numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej 1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85; 

c) Për kategorinë e ulët drejtuese        312;

ç)  Për kategorinë ekzekutive        675.

 

 

V E N D I M

PËR

PLANIN VJETOR TË PRANIMIT, PËR VITIN 2017, NË INSTITUCIONET E ADMINISTRATËS SHTETËRORE, PJESËTË SHËRBIMIT CIVIL 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2017 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, është gjithsej   1 082, i ndarë sipas kategorive të mëposhtme:

a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 10;

b) Për kategorinë e mesme drejtuese 85; 

c) Për kategorinë e ulët drejtuese        312;

ç)  Për kategorinë ekzekutive        675.

2. Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë:

- Shkenca juridike;

- Shkenca kompjuterike;

- Audit i brendshëm;

- Shkenca ekonomike;

- Shkenca ekonomike/juridike;

- Shkenca shoqërore;

- Shkenca sociale;

- Histori-filologji;

- Veterinari;

- Agronomi;

- Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

- Kimi; 

- Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

- Shkenca inxhinierike;

- Arkitekturë;

- Arkeologji dhe restaurime;

- Artet e bukura;

- Gjeodezi;

- Shkenca ekzakte;

- Shkenca edukimi;

- Mësuesi;

- Arsim i lartë ushtarak/policor;

- Arsim i lartë.

3. Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2017, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

4. Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi.

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

vendimi_copy.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071470737457275
array(1) { ["section"]=> string(83) "mbi-1082-vende-te-reja-pune-ne-administraten-shteterore-keto-jane-profesionet-67670" }