Mbi 15 mijë euro fitim nga dasma e vajzës, KPK shkarkon gjyqtarin e Kushtetueses

Publikuar tek: barometri, më 08:51 17-07-2018 Mbi 15 mijë euro fitim nga dasma e vajzës, KPK shkarkon gjyqtarin e Kushtetueses

Gani Dizdari, Gjykatës i Kushtetueses, nuk kalon vettingun.

Është ky vendimi që mori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pas procesit të verifikimit të pasurisë e figurës së gjykatësit.  Sipas KPK Didari nuk justifikon pasurinë.

Një detaj ra veçanërisht në sy në deklarimin e pasurisë së gjykatësit dhe bëri jo pak bujë mediatike.

Për vitin 2009, Dizdari dhe vajza e tij deklarojnë dhurata në vlerën 15 300 euro nga dasma e kësaj të fundit, ndërkohë që nuk deklarohet asnjë shpenzim për dasmën.

PASURIA

Në vlerësimin e pasurisë nga KPK është konstatuar, apartament 95 metra katrore, 24 mijë lekë të blerë në vitin 1994. Apartament banimi te Gjiri i Lalsit 63 metra katrore plus ballkon në total 86 metra katrore, blerë për 3.3 milion lekë. Toke arë në Bathore 1000 metra katrore blere 344 mije leke. Apartament banimi i bashkëshortes 68 metra katrore blerë në vitin 1998, por sipas KPK nuk ka pasur burime për ta blere këtë apartament. Depozitë bankare 1.8 milion lekë dhe depozitë 8 mijë dollarë. Ndërkohë i rezulton një llogari 1.1 milion lekë në një bankë tjetër.

Tashmë Dizdari do të jetë jashtë sistemit të drejtësisë.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026591062545776
array(1) { ["section"]=> string(86) "mbi-15-mije-euro-fitim-nga-dasma-e-vajzes-kpk-shkarkon-gjyqtarin-e-kushtetueses-128154" }