Mbi 300 studentë e qytetarë çelin siparin e Javës së Arkivave të Hapura

Publikuar tek: kulture-art, më 17:06 18-12-2017 Mbi 300 studentë e qytetarë çelin siparin e Javës së Arkivave të Hapura

Dhjetra studentë, nxënës dhe qytetarë mbushën Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, në çeljen e “Javës së Arkivave të Hapura”.

Për herë të parë, në një javë, çdo i interesuar do të mund të shohë nga afër prapaskenat e arkivit, nga vendruajtjet e përpunimi te mikrofilmimi, digjitalizimi dhe restaurimi i letrës. Po ashtu ata do të mund të shohin nga afër Kodikët dhe fermanët, mes të cilëve edhe Kodikun e Beratit, që përbëjnë trashëgiminë më të vyer tonë kulturore kombëtare dhe që është shfaqur rrallë herë në publik.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave theksoi se ky aktivitet synon të nxisë interesin e publikut mbi arkivat.

“Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave po nxjerr në pah “sekretet” e saj, pra prapaskenën, vendet ku ruhen dhe përpunohen dokumentet, mënyrën si restaurohen, si edhe një retrospektivë të të gjitha aktiviteteve ndër vite të saj. Po ashtu, ekspozohen edhe kodikët dhe fermanët, që janë pjesa më e vyer e trashëgimisë sonë kulturore. Kjo është një mënyrë që të sjellim pranë dokumentit, pranë arkivit, pranë historisë, studentët, nxënësit dhe çdo qytetarë të interesuar. Sepse kushdo që bie në kontakt me arkivat, nuk mund të mos bjerë edhe në dashuri me to. Prandaj, në këtë vit të shënuar kombëtar, ne çelim siparin e një tradite që ka si qëllim final rritjen e interest ndaj këtyre pasurive të paçmueshme kombëtare” – tha Bido.

Java e Arkivave të Hapura do të qëndrojë e çelur deri më 22 dhjetor. Vetëm në ditën e parë të aktivitetit ishin më shumë se 300 persona që vizituan mjediset e DPA-së.

 

ark.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ditë e veçantë sot për Tinka Kurtin, shkrimtarja e njohur i bën një dedikim special
»
Article Logic
Execution time: 0.022815942764282
array(1) { ["section"]=> string(78) "mbi-300-studente-e-qytetare-celin-siparin-e-javes-se-arkivave-te-hapura-103542" }