Mbi 343 milion lekë të çuara dëm, Bashkia Tiranë investon në mënyrë të gabuar

Publikuar tek: ekonomi, më 17:56 02-08-2016 Mbi 343 milion lekë të çuara dëm, Bashkia Tiranë investon në mënyrë të gabuar

Bashkia Tiranë do të investojë një fond prej 343,769,000 lekë për Rikualifikimin Urban të Bllokur Nr.1.

Objekti i tenderit përfshin rikualifikimin Urban të Bllokut Nr. 1 (Lapraka) kufizuar nga rrugët Don Bosko – Shinat e Trenit (Filanto) – Turhan Pashë Përmeti – Ibrahim Pashë Bushatlliu – Lord Bajron – Riza Cuka – Learton Vathi – Pandi Dardha – Dritan Hoxha, i cili do të financohet nga Fondi i Zhvillimit te Rajoneve.

Drejtoresha e Open Data Albania nge pikëpyetje mbi këtë vlerë marramendëse për rikualifikimin e zonës urbane. Sipas saj do ishte më mirë që bashkia ta niste punën nga kanalizimet e kolektorët, dhe më pas të punonin për asfaltin e trotuarin. Aranita i quan këto investime të gabura të bashkisë, kur ndërkohë ky fond mund të përdoret për të tjera investime.

“A do përmbytet #DONBOSKO pas investimit 343.7 milion lek Bashkia Tiranë?
A do përmbyten edhe rrugët nën rikualifikim urban!? A do ishte mirë të fillonim nga kolektor e kanalizime për të mbërritur tek asfalti dhe trotuari . A do përmbytet Don Bosko kur të fillojnë shirat. Dhe për më keq a do përmbyten edhe këto trotuaret, sheshet, godinat që janë nën rikualifikim (me para publike) pas kësaj ndërhyrje me punë publike”-shkruan drejtoresha e Open Data Albania.

tender_bashkia.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026240825653076
array(1) { ["section"]=> string(82) "mbi-343-milion-leke-te-cuara-dem-bashkia-tirane-investon-ne-menyre-te-gabuar-48526" }