Shkrimtarja Flutura Açka reagon pas ikjes së shkrimtarit të madh Kasem Trebeshina, i cili sa ishte gjallë nuk u vlerësua sa duhej.
Shkrimtarja thotë se Trebeshina ka ende mbi 70 vepra të pabotuara ndërsa nuk kursen as fjalët për shtypësit e kohës.
“Shkoi Kasem Trebeshina, ende me mbi 70 vepra të pabotuara. Sa ishte gjallë pak folën nga frika se ia rrisnin famën dhe na prishet rregulli i piramidës letrare që kemi thurur me kujdes të madh, me dorëzani edhe kritikën e tredhur letrare.
Mes pështytësve të heshtur dhe të hapur, do të shfaqet llapaqeni nekrofil, qê me udhër nga lart, ai Don Sikoti i letrave dhei bojës së gazetave, do ta dërrmojë me shpatën e llapaqenërisë së tij, për një arsye fare të thjeshtë, se nuk ka lexuar asnjë vepër të tij, por kështu është urdhëruar të bëjë.
Por vepra mbetet. Siç thotë i urti Moikom Zeqo: " Kasem Trebeshina jetoi kohën, por letërsinë", shkruan Flutura Açka.