Mbi 95% e socialistëve e rikonfirmuan, Rama: Unë dhe shokët e PS nuk dyshuam te ju

Publikuar tek: politike, më 19:46 09-04-2016 Mbi 95% e socialistëve e rikonfirmuan, Rama: Unë dhe shokët e PS nuk dyshuam te ju

Pas referendumit të propozuar prej tij, kryetari i PS-së, Edi Rama është rikonfirmuar në drejtimin të kësaj partie. Pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit mbi 90% e votuesve kanë votuar për rikonfirmimin e mandatit të Ramës dhe kjo për kryeministrin është një moment krenarie për familjen e tij politike.

Në reagimin e tij të parë, Rama shprehet se ai dhe drejtuesit e PS-së “nuk kanë dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime.”

Deklarata e plotë e Ramës:

Mirënjohje e thellë për familjen tonë të madhe politike që sot dha një provë shumë kuptimplotë të vetëdijes dhe angazhimit demokratik. Referendumi kaloi pritshmëritë për pjesëmarrjen falë angazhimit të të gjitha gjeneratave të socialistëve. I falenderoj me dashuri dhe respekt që të gjithë, nga 90 vjeçarët që ishin dëshmia më emocionuese përpara kutive të votimit, deri tek 16 vjeçarët që janë dëshmitarët më të rinj, të të parit referendum partiak në Shqipërinë e këtyre 25 vjetëve.

Referendumi i sotëm ishte një ushtrim demokratik e organizativ plotësisht i suksesshëm. I cili rrit energjitë pozitive të akumuluara në familjen tonë të madhe gjatë procesit nëntë mujor të hapjes, zgjerimit e fuqizimit të partisë. Ky proces do të vazhdojë pa u ndalur prej ditës së hënë, për të realizuar objektivin e 150 mijë anëtarëve në ditën e 25-vjetorit të lindjes së Partisë Socialiste.

As unë e as shumica dërrmuese e shokëve e shoqeve të trupës drejtuese të PS, nuk kemi dyshuar asnjë çast se anëtarët e familjes sonë politike që, bashkë me qindramijëra qytetarë të tjerë, na dhanë besimin dhe privilegjin e jashtëzakonshëm, për të drejtuar qeverinë e Shqipërisë pas fitores së zgjedhjeve të 23 qershorit, e kanë mirëkuptuar e mbështetur plotësisht mosmbajtjen e zgjedhjeve për kryetar partie pas marrjes së detyrës së kryeministrit nga ana ime. Por referendumi i sotëm, e konfirmoi katërcipërisht bindjen tonë, ashtu sikundër mbështeti me një "PO" shumë të fuqishme, vendimin e kongresit të ri për ndryshimin përkatës në statutin e Partisë Socialiste, lidhur me mandatin e kryetarit kur ky i fundit ka edhe detyrën e kryeministrit.

Kjo ditë na dha të gjithëve një arsye më shumë për të qenë krenarë për Partinë Socialiste, ndërsa mua vetë edhe një arsye më shumë për t'i shërbyer me mish e me shpirt familjes sonë të madhe politike, në radhë të parë duke e bërë me ndershmëri, përkushtim e dinjitet, detyrën e lartë të Kryeministrit të Shqipërisë.

Faleminderit të gjithëve.


Rezultatet e referendumit në disa qytete të vendit. Deri më tani janë publikuar rezultatet për Shkodrën, Lezhën, Beratin, Krujën, etj.

Rezultatet e votimit

Berat

857-PO, 47-JO, 23 të pavlefshme

Shkodër

1027-PO, 39-JO, 12 të pavlefshme

Mallkastër

95.8%-PO, 4.2%-JO

Lezhë

97.5%-PO, 2.5%-JO

Krujë

168-PO, 21-JO

Roskovec

97%-PO, 3%-JO

Shijak

98%-PO, 2%-JO

Pjesëmarrja

Elbasan 86.3%,

Librazhd 81.3 %

Prrenjas 86.9%

Peqin 93.4 %

Gramsh 74.1%

Belsh 87.9%

Cërrik 85 %

Vlorë varion nga 92-97%

Korça 88.1%

Kolonja 82 %

Maliq 85.2%

Pustec 64.2%

Pogradec 87%


Është mbyllur procesi i votimit për mandatin e kryetarit të Partisë Socialiste në të gjitha qendrat në Shqipëri.

Ndërkohë që numërimi tashmë ka nisur, por ka pasur edhe zona ku rezultat kanë dalë shumë shpejt. Bëhet fjalë për Lezhën ku ka përfunduar numërimi i votave të referendumit dhe 97.5% i kanë thënë po rinovimit të mandatit për kryetarin kur ai zgjidhet kryeministër. Sipas të dhënave nga 1906 anëtarë të regjistruar kanë votuar 1555. Nga këto 1511 vota të vlefshmem 1468 kanë votuar pro dhe 43 kundër.


Hafizi nga Shkodra: Në Bërdicë votoi 1 person në 45 minuta

Reagimi i deputetes Mimoza Hafizi: Në përfundim është deklarata më e rëndësishme, se ne nuk na u dha mundësi të kemi akses në këtë prooces. Me kodin zgjedhor të PS e kemi të garantuar. Kjo e drejtë nuk na u dha. Kam ardhur që dje që të marr në dorëzim listat e zgjedhjeve, të bëjë akreditimin dhe te monitorojm procesin përmes vëzhguesve.

Pjeamarrja eshte nënë 50%. Ky është i vetmi rast kur një proces që organizohet dhe monitorohet vetëm nga një palë e vetme. Nëpër ish komuna kam arritur të gjej një qender votimi në Berdice dhe për 45 minuta që qëndorva aty erdhi vetem 1 votues. Ky proces i cili nisi si proces i pa rregullt u inicua, u monitorua, u organizua vetëm nga një palë.


Referendumi, Ben Blushi: I manipuluar, pjesëmarrja nën 50%

Deputeti Ben Blushi ka reaguar për referendumin që po zhvillon sot Partia Socialiste për çështjen e mandatit të kryetarit. Blushi thekson se ka të dhëna se procesi po manipulohet dhe trukohet sidomos në fshatra, ku pjesëmarrja ka qenë nën 30%.

Sipas deputetit socialist, vetëm Tirana dhe Durrësi kanë një pjesëmarrja mbi 50%, ndërsa në të gjitha qarqet e tjera ajo është nga 39 deri në 48%. Ai thekson se kjo ishte arsyeja përse lista e anëtarësisë u reduktua me 20%, me qëllim që referendumi të quhet i vlefshëm, kur nevojitet pjesëmarrja 50 plus 1.

Ndërkohë, Partia Socialiste ka njoftuar se ka shtyrë procesin e votimit deri në orën 18:00.

Reagimi i plotë i Ben Blushit:

Sot nuk votova per referendumin qe u sajua per te me hequr te drejten e kandidimit personalisht mua dhe te drejten e zgjedhjes gjithe antaresise te Partise Socialiste. Ky referendum u krye ne shkelje te plote te Statutit dhe rregullave te Partise.

Lista e zgjedhesve u manipulua duke u reduktuar me afro 20 per qind per te bere te mundur pjesemarrjen e cila duhet te jete 50 plus 1 ne menyre qe referendumi te quhet i vlefshem. Tre jave me pare lista e anetaresise ishte rreth 94 mije ndersa sot ajo ishte 81 mije.

Arbitrarisht ne kete referendum nuk u lejua te kishte pale kunder megjithese ky eshte rregulli numer nje universal i cdo referendumi.

Nese nuk ka pale nuk ka pse te kete referendum dhe as pyetje te diskutueshme.

Nuk u lejua te kete fushate nuk u lejua te kete vezhgues nuk u lejua te verifikohet lista e zgjedhesve dhe nuk u lejua te kete numerues. Pyetja eshte kush e vezhgoi kete proces?Kush vendosi kush eshte dhe kush nuk eshte ne listen e votimit? Kush do ti numeroje votat?

Kjo dihet. Gjithe procesi u pergatit dhe u kontrollua nga Rilindja kunder Partise Socialiste. Rilindja e organizoi e trukoi e vezhgoi dhe do e numeroje.

Megjithate nga shume socialiste cilet sot kane vezhguar procesin ne mbrojtje te dinjitetit te tyre jam informuar gjate gjithe dites per shkeljet, abuzimet me listat, komisionet e ndryshuara, pjesemarrjen fiktive dhe mbushjet e kutive sidomos ne fshatra ku pjesemarrja rezulton te jete nen 30 per qind mesatarisht.

Nga te dhenat qe kam mbledhur deri ne oren 14 rezulton se pjesemarrja pervecse ne Tirane dhe Durres pothuajse askund nuk ka kaluar 50 per qind te listes. Ne Vlore 39 per qind. Ne Korce 46 per qind. Ne Elbasan 41 per qind. Ne gjirokaster 38 per qind. Ne Diber 34 per qind.Ne Shkoder rreth 40 per qind. Ne Lezhe nen 40 per qind. Ne Fier 48 per qind.

Keto te dhena natyrisht do pergenjeshtrohen por une dua te falenderoj gjithe socialistet te cilet e refuzuan kete referendum qe i heq atyre te drejten e votes.

Sigurisht qe pas kesaj beteja per te rikthyer zgjedhjet dhe lirine brenda PS do te vazhdoje pa u ndalur.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Flet Enkelejd Alibeaj për arrestimin e të vëllait: Lajmi i gënjeshtërt ka dalë nga zyra e Sajmir Tahirit
Vajza e deputetit të PS: Pas referendumit, socialistët nuk kanë moral të ankohen »
Article Logic
Execution time: 0.18018698692322
array(1) { ["section"]=> string(85) "mbi-95-e-socialisteve-e-rikonfirmuan-rama-une-dhe-shoket-e-ps-nuk-dyshuam-te-ju-37253" }