Ritakohen pas 40 vitesh maturantët e Liceut Artistik, kompozitori David Tukiçi këndon “Globi Rrotullohet”

Publikuar tek: kulture-art, më 21:28 01-06-2015

Kompozitori i njohur David Tukiçi dhe shokët e shoqet e tij të maturës janë ulur sërish pas 40 vjetësh në bankat e Liceut Artistik “Jodran Misja”.

40 vite më vonë, më të pjekur, të ndryshuar në pamje, pjesa më e madhe e tyre me familje e fëmijë, por dhe me profesione nga më të shumëllojshmet, miqtë e maturës ’75 u ritakuan në Tiranë.

“Nxënësit” kanë kujtuar vitet e rinisë me këngët “Pata po lahet” dhe “Globi Rrotullohet”, interpretuar nga Tukiçi i shoqëruar nga miqtë maturës së vitit 1975.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Artan Fuga i gazetarisë kritikon PR të Muzeut Etnografik në Krujë…dhe përgjigjet menjëherë Mirela Kumbaro
“Tirana tjetër” jeton në art. "Robot" sipas Besfort Kryeziut »
Article Logic
Execution time: 0.024516105651855
array(1) { ["section"]=> string(84) "mbidhet-pas-40-vitesh-matura-kompozitori-david-tukici-kendon-globi-rrotullohet-12428" }