Mbidoza e ilaçeve i shkakton vdekjen Miley Cyrus?! E vërteta që fshihet pas këtij lajmi

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 11:46 06-09-2016 Mbidoza e ilaçeve i shkakton vdekjen Miley Cyrus?! E vërteta që fshihet pas këtij lajmi

Mediave ndërkombëtare raportojnë se këngëtarja Miley Cyrus ka ndërruar jetë.

Sipas “Now8News”, këngëtarja e “Wrecking Ball” është gjetur pa jetë pasditen e djeshme në vaskën e shtëpisë së saj, në Los Angeles.

“Hetuesit në L.A po punojnë për të zbuluar shkakun e vdekjes. Ata nuk pranojnë të komentojnë mbi raportet se këngëtarja ka ndërruar jetë si pasojë e një mbidoze ilaçesh. Megjithatë ata pranojnë se nuk bëhet fjalë për një vetëvrasje.”- shkruan media në fjalë.

Megjithatë, mediat serioze në amerikë raportojnë se ky lajm është i rremë. Kjo nuk është hera e parë që ky portal lajmesh publikon lajme të këtij lloji, duke shkaktuar panik në publik.

Fatmirësisht, Miley është gjallë dhe më mirë se kurrë. Pasi lajmi u përhap në mënyrë virale në mediat ndërkombëtare, këngëtarja postoi një foto në Instagram.

“Ditëlindja ime e parë. Babai im thotë se asgjë nuk ka ndryshuar tek unë pasi jam rritur.” - shkruan ajo në rrjetin social.

Përvec Miley-t, vetëm pak ditë më parë mediat joserioze targetuan një tjetër personazh të famshëm, aktorin Sylvester Stallone. Lajmi për vdekjen e tij pushtoi mediat ndërkombëtare, por në fund të ditës rezultoi se ai ishte shëndoshë e mirë, njëlloj si Miley.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022361993789673
array(1) { ["section"]=> string(91) "mbidoza-e-ilaceve-i-shkakton-vdekjen-miley-cyrus-e-verteta-qe-fshihet-pas-ketij-lajmi-52051" }