Mbifaturimi, Bashkia shkarkon drejtorin e Ujësjellësit, Neritan Gjojdeshi. Ja kush e zëvendëson

Publikuar tek: politike, më 18:16 22-02-2016 Mbifaturimi, Bashkia shkarkon drejtorin e Ujësjellësit, Neritan Gjojdeshi. Ja kush e zëvendëson

Bashkia e Tiranës ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje emergjente lidhur me raportimet e shumta për mbifaturimin e ujit të pijshëm, duke vendosur të lirojë nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, Neritan Gjojdeshi.

Në vend të Gjojdeshit është emëruar Redi Molla i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Njoftimi i Bashkisë:

Bordi i Asamblesë së Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës, me aksionerë Bashkinë e Tiranës, Bashkinë e Kamzës dhe Bashkinë e Vorës, zhvilloi sot një mbledhje emergjente për të verifikuar dhe diskutuar në detaje të gjithë situatën problematike të krijuar ditët e fundit, pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve lidhur me mbifaturimin e ujit të pijshëm.

Në mbledhje u vendos ngritja e një komisioni të posaçëm, i cili do të shqyrtojë me përparësi të gjitha rastet e mbifaturimeve të ujit të pijshëm në të katër zonat ku janë hasur problemet, si dhe gjithë situatën e performancës së UKT-së në këto pesë muaj.

Asambleja vendosi të lirojë nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizime të Tiranës, z. Neritan Gjojdeshi, dhe ka emëruar në këtë detyrë z. Redi Molla, i cili ka drejtuar më parë Drejtorinë e Përgjithshme të Punëtorëve të Qytetit Nr. 2 Tiranë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta me ministrin suedez për Sipërmarrjen: Investitorët të mirëpritur, sjellin jo vetëm punë por edhe kulturë
Batuta e Ramës në Londër: Nëse Britania del nga BE, ne jemi gati ta zëvendësojmë »
Article Logic
Execution time: 0.024192094802856
array(1) { ["section"]=> string(98) "mbifaturimi-bashkia-shkarkon-drejtorin-e-ujesjellesit-neritan-gjojdeshi-ja-kush-e-zevendeson-33256" }