Mbledhja e qeverisë, një zv.ministër dhe 5 Prefektë lirohen nga detyra

Publikuar tek: politike, më 20:14 06-05-2015 Mbledhja e qeverisë, një zv.ministër dhe 5 Prefektë lirohen nga detyra

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot lirimin nga detyra të zëvendësministrit të Bujqësisë dhe 5 Prefektëve. Largimet janë kryer në kuadër të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, pasi këta zyrtarë do të kandidojnë në bashki të ndryshme të vendit.

Ish-zëvendëministri i Bujqësisë, Jani Babi do të garojë nën logon e PBDNJ-së për bashkinë e Finiqt të zgjedhjet lokale. Nga detyra janë liruar gjithashtu, prefekti i Kukësit Safet Gjici që garon me PS-në në Kukës, prefektja e Gjirokastrës Zamira Rami që garon me LSI-në po në Gjirokastër. Melaim Damzi, Ndrec Deda dhe Selfo Kapllani janë liruar nga detyra e prefektit të Dibrës, Lezhës dhe Beratit, pasi do të garojnë respektivisht në Bulqizë me LSI-në, në Mirditë me PS-në dhe në Kuçovë me LSI-në.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha publikon audio-regjistrimin e plotë të Ramës me drejtorët: “Kutitë e votave ose postin”
Incidenti në Ersekë/Paloka: Për pushtetin po na çojnë në përplasje civile, Meta:Të merren masa »
Article Logic
Execution time: 0.025106191635132
array(1) { ["section"]=> string(75) "mbledhja-e-qeverise-nje-zv-minister-dhe-5-prefekte-lirohen-nga-detyra-10535" }