Mbledhja urgjente e Ramës me drejtorët, zbardhen 30 minutat në Kryeministri

Publikuar tek: politike, më 06:46 25-08-2015 Mbledhja urgjente e Ramës me drejtorët, zbardhen 30 minutat në Kryeministri Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Rama ka qenë i prerë në mbledhjen me drejtorët e spitaleve rajonale dhe drejtorëve të burgjeve në vend.

Nga takimi 30 minutësh në Kryeministri Rama mësohet se u ka dhënë ultimatum drejtorëve për mirëmenaxhimin e energjisë elektrike në institucionet që drejtojnë, duke u thënë hapur se në të kundërt rrezikojnë vendin e punës.

Burime të GSH pohojnë e kryeministri është treguar i ashpër në mbledhje, sidomos me drejtorët e burgjeve duke i paralajmëruar se nëse nuk marrin masa për reduktimin e tij do të lënë detyrën.

Sa u takon spitaleve në vend, theksi nuk u vu te mirëmenaxhimi i energjisë pasi kursimi i saj do të ishte një absurditet.

Për drejtuesit e spitaleve, duke përfshirë edhe ata të Tiranës, siç raporton GSH, u theksua nevoja e mosgrumbullimit të borxheve të reja ndaj OSHEE-së.

Ky takim vjen disa muaj pas ammistisë dhënë në shkurt ku përmes një VKM-je u miratua shuarja me kompensim e detyrimeve të krijuara, të njohura dhe rakorduara mes palëve.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha i kërkon llogari Ramës për mungesën e 160 milionë dollarëve
Veliaj për banorët e bregut: Që mos t’i marrë lumi, mos ndërtojnë buzë lumit »
Article Logic
Execution time: 0.022993087768555
array(1) { ["section"]=> string(80) "mbledhja-urgjente-e-rames-me-drejtoret-zbardhen-30-minutat-ne-kryeministri-19091" }