Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë në OKB pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit nga Trump

Publikuar tek: bota, më 23:56 06-12-2017 Mbledhje urgjente e Këshillit të Sigurisë në OKB pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit nga Trump

Tetë shtete kanë kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara pas njohjes së njëanshme të Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga presidenti amerikan Donald Trump.

Bolivia, Egjipti, Franca, Italia, Senegali, Suedia, Britania e Madhe dhe Uruguaj kanë kërkuar mbledhje të menjëhershme të Këshillit të Sigurisë.

Bashkimi Europian dhe shumë shtete të tjera janë shprehur kundër njohjes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit pasi bie ndesh me ligjet ndërkombëtare dhe rezolutave të OKB-së.

Liderat e këtyre shteteve kanë shprehur shqetësimin se njohja e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit mund të minojë procesin e paqes në Lindjen e Mesme. /Newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « Lajme të reja nga gjendja shëndetësore e Michael Schumacher
»
Article Logic
Execution time: 0.0038521289825439
array(1) { ["section"]=> string(105) "mbledhje-urgjente-e-keshillit-te-sigurise-ne-okb-pas-njohjes-se-njeanshme-te-jeruzalemit-nga-trump-102233" }