Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Flet Xhafaj: Sot drejtësia shitet dhe blihet, sistemi qark klientelist

Publikuar tek: politike, më 14:10 15-02-2016 Mblidhet grupi parlamentar i Partisë Socialiste, Flet Xhafaj: Sot drejtësia shitet dhe blihet, sistemi qark klientelist

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme në ambientet e selisë të kësaj partie. Zbardhet gjatë mbledhjes edhe fjala e kryetarit të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Fatmir Xhafaj.“Sot drejtësia shitet dhe blihet, sistemi qark klientelist’’, ka thënë deputeti socialist në mbledhjen e Grupit Socialist.

Sot drejtësia shitet dhe blihet. Sistemi është kthyer në qark klientelist. Sistemi i drejtësisë përballet me disa probleme. Besueshmëria e qytetarëve është në nivele të ulta.”, ka shpjeguar më tej Xhafaj.

Në mbledhjen që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, pritet të diskutohet për Reformën në Drejtësi pas zhvillimeve më të fundit politike, ndër to edhe vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry. Reforma në Drejtësi ishte kryefjalë e mesazheve të Kerry-t gjatë deklaratës për shtyp ditën e djeshme.

Në mbledhjen e grupit të PS-së aktualisht po raporton për Reformën në Drejtësi, kryetari i Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa. Ndërsa pritet të diskutohet edhe për zgjedhjen e delegatëve për Kongresin e PS-së.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama në stres për pritjen e sekretarit John Kerry? Shihni ç’peripeci ka kaluar fotografja e tij Blerta Kambo (VIDEO)
25 mijë anëtarë të PS-së votojnë për delegatët, Balla: Lezha dhe Dibra votojnë të shtunën »
Article Logic
Execution time: 0.025938034057617
array(1) { ["section"]=> string(122) "mblidhet-grupi-parlamentar-i-partise-socialiste-flet-xhafaj-sot-drejtesia-shitet-dhe-blihet-sistemi-qark-klientelist-32621" }