Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Bregu: Europa ka kriza më të mëdha se mungesa e dialogut tonë politik

Publikuar tek: politike, më 13:58 30-03-2016 Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit, Bregu: Europa ka kriza më të mëdha se mungesa e dialogut tonë politik

Mblidhet Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, me të 44 anëtarët e tij. Mes tyre ëshhtë komisioneri për Zgjerimin në BE, Johannes Hahn.

Kryetarja, ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu ka dhënë një mesazh të qartë për të gjithë, se Europa nuk ka hallin më të madh, zgjerimin.

“Europa ka kriza më të mëdha se mungesa e dialogut tonë politik dhe zgjerimi nuk është halli më i madh i saj. Zgjedhje të lira dhe të ndershme, sundimi i ligjit dhe standardet që sot janë të kërcënuara edhe nga terrorizmi në Europë.’’, theksoi Bregu.

“Tani mendoj se është kohë e veçantë për Shqipërinë, që t’u adresoj juve këndvështrimin tonë. Kjo tregon se dialogu politik mes partive, ka bërë që Shqipëria të eci përpara.Shqipëria të jetë e besueshme për investitorët. Duhet të ketë ambicje ndaj këtyre reformave. Shpresoj shumë që procesi I reformave të ecë me shpejtësi në mënyrë që të bëhet hapja e negociatave për integrim në BE. Të zbatohen 5 prioritetet.’’, tha Hahn.

Edhe më herët ai përsëriti se pa zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe reformat në të gjitha nivelet e gjyqësorit, nuk mund të ketë zhvillim pozitiv për integrimin e Shqipërisë në BE.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vladimir Kosta shpërthen kundër Eduard Shalsit: Prepotent e arrogant!
“Edi Rama gënjeu sot sy për sy Johannes Hahn”, Halimi citon Gjykatën Kushtetuese »
Article Logic
Execution time: 0.019186019897461
array(1) { ["section"]=> string(114) "mblidhet-keshilli-kombetar-i-integrimit-bregu-europa-ka-kriza-me-te-medha-se-mungesa-e-dialogut-tone-politik-36404" }