Mblidhet Komisioni për Ekonominë, Ahmetaj: Rritja ekonomike me 2.77%, ulet numri i të papunëve

Publikuar tek: ekonomi, më 11:00 06-09-2016 Mblidhet Komisioni për Ekonominë, Ahmetaj: Rritja ekonomike me 2.77%,  ulet numri i të papunëve

Komisioni për Ekonominë nisi sesion e ri parlamentar me diskutimin e ndryshimeve për “Buxhetin e vitit 2016”.

I pranishëm në mbledhjen e sotme të komisionit ishte ministri i Financave,  Arben Ahmetaj, ku foli për arritjet e deritanishme dhe situatën ekonomike.

Ministri Ahmetaj tha se rritja reale në ekonomi për vitin 2015 ka rezultuar në 2.77 %.

Përsa i përket papunësisë, ai tha se në tremujorin e parë ky tregues ka shënuar rënie. “Kemi 7 mijë persona më pak të papunë, si dhe është rritur konsumi”, tha Ahmetaj. 

Sipas Ministrit të Financave ndryshimet në buxhet parashikojnë 2.2 miliardë për uljen e borxhit dhe investime publike.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018507957458496
array(1) { ["section"]=> string(96) "mblidhet-komisioni-per-ekonomine-ahmetaj-rritja-ekonomike-me-2-77-ulet-numri-i-te-papuneve-52043" }