Mblidhet komisioni për marrëveshjet qeveri-opozitë, debate midis anëtarëve

Publikuar tek: politike, më 13:12 18-03-2015 Mblidhet komisioni për marrëveshjet qeveri-opozitë, debate midis anëtarëve

Është mbledhur sot komisioni për për marrëveshjet qeveri-opozitë , i kryesuar nga deputeti i PD Oert Bylykbashi, i cili ka thënë se është e rëndësishme që me anë të këtij komisioni të vendosim standartet më të forta, duke filluar që nga zgjedhjet e qershorit.

Deputeti i PS Taulant Balla, ka thënë se është e rëndësishmë që të zbatohet pika kryesore e marrëveshjes PS-PD, e cila thekson se opozita do të heqë dorë nga bijkoti dhe do të rikthehet në parlament.

Por deputeti i PD Gent Strazimiri, tha se ky nuk është një komision i posaçëm për kthimin e opozitës në Kuvend por qëllimi është nevoja për dekriminalizimin e Kuvendit dhe administratës publike. “Ky nuk është aspak një proces teknik por një proces tërësisht i vullnetit politik”, ka thënë Strazimiri, duke përmendurkreun e Kuvendit Ilir Meta, çka është bërë shkak për debat me dhe replica me Taulant Ballën.

Armando Subashi: “Duhet të jemi korrekt me njëri tjetrin në këtë komision, se nësë vëertet kemi dëshirën për të bërë punë të mira kemi shumë punë për të bërë”. Subashi tha se ka marrevëshjen e nënshkruar midis dy forcave, dhe pika e parë bie dakort për ndërprerjen e bojkotit të opozitës. “Jemi mbledhur për të vënë në jetë pikat e kësaj marrëveshje, le ta nisim nga pika e parë e rikthimit të opozitës në Kuvend”, ka thënë Subashi.

Deputeti i PD Eduard Halimi ka thënë se nuk është nëvoja që të fshihemi si struci pasi ajo që presin qytetarët dhe partnerët është të dekriminalizohet një orë e më parë parlamenti dhe administrata. “Duhet të jemi të sinqertë, nëse kryeministri dhe mazhoranca thotë që nuk kam asnjë person me rekorde kriminale, atehërë për çfare mblidhemi ne këtu? Për këtë arsye u bë marrëveshja dhe qytetarët presin largimin menjëherë të personave me rekorde të tmerrshme kriminale, në mënyrë që në zgjedhjet e 21 qershorit të mos ketë asnjë person me rekorde kriminale”, tha Halimi.

Ulsi Manja i PS tha se opozita nuk e ka patur asnjëherë seriozisht kauzën e dekriminalizimit. “Kreu i PD Basha, është në proces gjyqësor për korrupsion, për vjedhjen e 240 milionë euro. Ju kemi kërkuar të sillni një draft për dekriminalizimin dhe ne do ta votojmë, nese e keni seriozisht”, ka thënë ai.

Bylykbashi: “Duke filluar nga këto zgjedhje do të vendosim standartet më të forta. Unë uroj që ajo që thatë ishtë vetëm për retorikë dhe ju nuk do të ikni nga ky komision. Propozojmë dy ekspertë, Gazmend Bardhin dhe Fabian Topollarin, pres edhe propozimet tuaja dhe më pas të kërkojmë ndihmë dhe asistencë nga partnerët ndërkombëtarë”, ka thënë Bylykbashi.

Por deputeti i PS Taulant Balla, ka thënë se kërkon që të sillen edhe çertifikatat e ekspertëve të propozuar pasi ka informata që njëri prej tyre ka rekorde kriminale.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Braçe i sqaron Bodes: Nuk do lejoj që komisionin ta bësh miting. Përgjigju për krimet
Basha me ligjvënësit gjerman: Zyrtarët të vihen në shërbim të drejtësisë »
Article Logic
Execution time: 0.018469095230103
array(1) { ["section"]=> string(78) "mblidhet-komisioni-per-marreveshjet-qeveri-opozite-debate-midis-anetareve-6251" }