Mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi, Halimi: Ka kohë për krijimin e një drafti tjetër, Komisioni i Venecias u kapi në flagrancë

Publikuar tek: politike, më 11:39 15-01-2016 Mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi, Halimi: Ka kohë për krijimin e një drafti tjetër, Komisioni i Venecias u kapi në flagrancë

Mblidhet Komisioni për Reformën në Drejtësi, nën drejtimin e deputetit socialist Fatmir Xhafaj dhe pjesëmarrjen e deputetëve të opozitës.

Deputeti Eduard Halimi dha propozimin e Partisë Demokratike që ekspertët të uleshin tani dhe të përgatisnin një draft të ri me ndryshimet kushtetuese, sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias. Sipas Halimit pati përdorim politik të ekspertëve nga Partia Socialiste dhe se Venecia i kapi në flagrancë.

“Së pari komisioni duhet të ishte mbledhur në 22 dhjetor, të nesërmen kur Komisioni i Venecias solli opinionin e tij. Duhet të ishim ne që të emëronim ekspertët, të uleshim ne, të kërkonim implementimin ne si komision i përbashkët. T’u thoshim uluni, pyesni grupet e interesit dhe hartoni një draft që të respektojë të gjitha rekomandimet e Venecias. Kjo do ishte rruga e duhur.

E vërteta është se Komisioni i Venecias u kapi me presh ne duar, bie në kundërshtim tha, me kapjen politike, çimentimin, prezencën omni potent të ministrit të Drejtësisë.

Duhet të kishim dalë këtu dhe të thoshim: po Komisioni i Venecias na kapi në flagrancë. Jo të kishim bërë këtë që bëmë, i thirrët ekspertët dhe hajde na bëni një darft parafabrikat si ai i 22 dhjetorit.

Jo ta bënit procesin në mungesë të plotë të transparencës. Di ndonjë nga ju, si u ulën, si u bë drafti parafabrikat, ndonjë nga mediat? Jo. Ekspertët nuk janë nga hëna, detyrat i marrin nga ne ata.

Kjo është bërë në mënyrë permanente, vullnetin e keq për të ikur. Sigurisht që kjo nuk është mënyra e duhur, por për të t’iu fshehur Komisionit të Venecias, për të ikur, për mos u dhënë përgjigje atyre shqetësimeve.

Ndaj dhe do ishte krejt logjike, racionale që ajo që po bëni në 22 dhjetor, të dalë sot, atyre ekspertëve nuk i ka caktuar asnjë nga ne të tjerët, kryetari po, që të bëjnë një draft tjetër, ndaj dhe sot ata mund të marrin detyrën nga parlamenti, kohë ka, bashkë me ekspertët e opozitës, grupeve të interesit t’i implementojnë një e nga një rekomandimet e Komisionit të Venecias. Nëse i marrin vetëm nga maxhoranca, do jetë në konflikt interesi, sepse dihet që qeveria është gjithnjë në konflikt interesi me reformën në drejtësi.

Të ulemi dhe të ndajmë kush është me Venecian, të ulet dhe të plotësojë 138 rekomandime, kush i fshihet, atëherë ka një përdorim politik të ekspertëve. Dhe ky është problemi.

Ky draft ka shumë pak ndryshime, për të mos thënë aspak, me draftin para se t’i çohej Komisionit të Venecias, tha Halimi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ilir Beqaj: Herezi marksiste të flasësh për prokurim universal të barnave? E kemi objektiv programor
Braho flet për pazare dhe allishverishe: Dialogu profesional bëhet në tavolinë. Shpjegon edhe ndryshimet që kërkon LSI »
Article Logic
Execution time: 0.022846937179565
array(1) { ["section"]=> string(138) "mblidhet-komisioni-per-reformen-ne-drejtesi-halimi-ka-kohe-per-krijimin-e-nje-drafti-tjeter-komisioni-i-venecias-u-kapi-ne-flagrance-30061" }