Mblidhet Komiteti Drejtues i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, në fokus përmirësimi i skemave

Publikuar tek: ekonomi, më 14:26 05-08-2016 Mblidhet Komiteti Drejtues i Burimeve Ujore dhe Ujitjes, në fokus përmirësimi i skemave

Është zhvilluar takimi i Komitetit Drejtues të Burimeve Ujore dhe Ujitjes gjatë ditës së sotme, me në krye ministrin Edmond Panariti.

Në takim është diskutuar për zbatimin e ligjit 58/2016 për ratifikimin e dokumentit të Ndryshimit të Marrëveshjes së Huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Ndëtim dhe Zhvillim (IBRD), për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes". 

Në axhendën e këtij takimi është shyrtuar raporti mbi ecurinë e zbatimit të projektit dhe problematikat e hasura dhe janë miratuar skemat prioritare që do të financohet për reabilitimin dhe përmirësimin e skemave ujitëse dhe kostot të vlerësuara dhe plani i prokurimit të rishikuar për 2016.

 Në fjalën e tij, Iljrian Lame, Menaxheri i Projektit për Burimet Ujore dhe Sistemit Vaditës në Ministrinë e Bujqësisë,  ka theksuar se projektet e përgatitura dhe standartet e projektimit janë bazuar në analiza që lidhen me shkaqet e degradimit të skemave ekzistuese, sic janë standartet e dobëta të projektimit, standartet e dobëta të ndërtimit, vandalizmi, mungesa e mirëmbajtjes, etj. Kjo do të shmangte ciklet të mëtejshme investim-degradim. 

Projekti ka synuar minimizimin e kostove të rehabilitimit bazuar në optimizimin e madhësisë së sipërfaqes së rehabilituar me qëndrueshmërine e skemës.

 Ndërhyrjet në rehabilitimet dhe veshjet e kanaleve janë bazuar në analizat e riskut dhe racionalizimin e kostove për veshjen e kanaleve bazuar në gjendjen ekzistuese, faktorët gjeoteknike, risqeve për filtrime, kostove të mirëmbajtjes etj.

Si rrjedhim parashikohen rehabilitime dhe  përmirësime, duke përfshirë përvec punimeve rehabilituese si veshja e kanaleve me beton, përdorimin e zgarës së hekurit, përdorimin e seksioneve drejtkëndore të cilat kanë jetëgjatësi të lartë me kosto mirëmbajtje të ulët, ndërtimi i veprave të artit të dëmtuara dhe të reja, ndërtimi i veprave të kontrollit të prurjes, përdorimi i elementeve që lehtësojnë kostot e mirëmbajtjes dhe minimizojnë ndërhyrjen njerëzore.

"Janë Njësitë e Qeverisjes Vendore ato që do të duhet të mbulojnë kostot për shtrytëzimin e mirëmbajtjen e sistemit ujitës, ku përfshihet përvec kanaleve kryesore e sekondare edhe rrjeti i kanaleve të tretë, të cilët nuk janë pjesë e këtij investimi, si dhe kostot e furnizimit me energji elektrike, aty ku është e nevojshme si në rastin e Divjakës apo dhe Roskovecit,"- tha Iljrian Lame.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027746915817261
array(1) { ["section"]=> string(92) "mblidhet-komiteti-drejtues-i-burimeve-ujore-dhe-ujitjes-ne-fokus-permiresimi-i-skemave-48854" }