Mblidhet KQZ për regjistrimet e votuesve në Vorë, Fejzo i LSI: Po trafikohet vota

Publikuar tek: politike, më 13:00 18-06-2015 Mblidhet KQZ për regjistrimet e votuesve në Vorë, Fejzo i LSI: Po trafikohet vota

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka diskutuar sot në lidhje me pretendimet e subjekeve politike , për krijimin e listave fiktive me qëllim ndryshimin e vullnetit të popullit.  Dritan Fejzo, përfaqësuesi i LSI-së  i cili ishte thirrur për të raportuar në KQZ ka kërkuar që regjistrimet e paligjshme në Vorë, të hiqen nga lista. Sipas tij “noteri Shaban Gjoka, ka  bërë deklarata fiktive të banorëve që janë regjistrur në Gjendjen Civile  për të votuar në Vorë”.

“Nga 750 shtetas, 650 janë votues. Nga sa jemi informuar është deklaratë noteriale e firmosur. Po ju jap disa raste: M.S 104 m2, rezultojnë të banojnë 4 familje, R.S 15 anëtare, 102m2 (familjet XH.T, H.M) tek P.B,(banojnë B.XH dhe A.S) , në 44m2, Gj.GJ 5 anëtarë P.L, P.L, afërsisht 12 vetë.  Këto regjistrime janë kryer gjatë  2014-2015. Kërkojmë nga ana juaj marrjen e informacioneve nga Gjendja Civile. Edhe këto fakte edhe auditi sot do i shërbejë këtij procesi. Përfundimisht kërkojmë ç’regjistrimin e këtyre zgjedhësve” , deklaroi Fejzo në KQZ.

 

DEBATI I PLOTË:

Osmanaj:Vazhdojmë nesër dhe me Kavajën

Përfaqësues I LSI-së: S’ka kohë, nuk e ka mohuar njeri këtë fakt. Duhet diskutuar sot dhe pastaj kur të vijë raporti I auditit.

Biba: Nuk e di se ku mund të çojë ky debat. Disa nga këto dyshime janë të prekshme që na bindin ne shumicën në komision. Janë të atij karakteri që çështjen t’ia referojmë Prokurorisë. Do ishte mirë mos kishte ndodhur si në Durrës, si në Kavajë, si në Vorë. Ju kërkoni ç’regjistrimin, edhe kjo është pikëpyetje e madhe. Ne s’mund të marrim vendime të tilla që hollë-hollë janë shpërdorim detyre. Mes tyre është edhe kandidatja e Durrësit dhe mund të ketë edhe të lëvizur me dëshirë. Jepini Çezarit çfarë i takon Çezarit!

Fejzo: Në këto kushte nuk duket e tepruar kur unë zyrës civile i kërkoj verifikim, kur ajo po e bën

Kosovrasti: E keni bërë apo jo. KQZ të verifikojë LSI!

Fejzo: Pyetja më duket e tepruar

Luzi: Z.Kosovrasti bëni pyetje tjetër

Kosovrasti: Ku janë shkeljet e ligjit? Problemet e lëvizjes së qytetarëve nuk kanë lidhje janë bërë me dëshirë apo jo, por nëse janë konform ligjit apo jo?

Fejzo: Je jashtë objektit. Këtu ne jemi paraqitur vetëm për Vorën

Luzi: Dritan do ta marrësh fjalën kur të them unë

Kosovrasti: Kryetari I Bashkisë së Vorës në dijeninë tuaj ka vënë në dispozicion objekte që disponon bashkia për të lidhur kontrata?

Fejzo: Është bërë fakt i njohur që përveç objekteve ka dhënë edhe para

Kosovrasti: Për cilat objekte?

Fejzo: Aty i keni materialet

Kosovrasti: Në 2015 e këtej sa të ardhur ka në Vorë?

Fejzo:Vlerësoni pjesërisht përgjigjen time.Nga 2015-2015 janë 750. Duke marrë një marzh për personat në nevojë të verifikuar nga LSI, lëvizja mekanike për prishjen e votave është 600-650

Shtjefni: Si i keni bërë këto verifikime. Se bëhet fjalë për dokumente zyrtare?

Fejzo: Strukturat e partisë veprojnë edhe në bazë. Do verifikojnë çdo lloj manipulimi. Këto janë informacione të besuara nga strukturat. Nëse do na jepni mundësinë edhe të pritjes së ndonjë dokumenti tjetër, përveç pohimeve nga bazat tona, do shikoni që janë shtuar mbi 750 votues. Nga verifikimet tona gjysma e tyre nuk njihen në Vorë, gjysma janë trafikuar qëllimisht.

Osmanaj: A janë në këtë listë këta të spostuar

Fejzo: Përveç atyre janë edhe të tjerë?

Osmanaj: Ku janë verifikuar dhe kush i ka verifikuar dhe në çfarë institucioni janë verifikuar?

Fejzo: Nga listat që janë afishuar në 2014 dhe 2015 ka një shtesë të tillë. Normalisht çdo subjekt politik bën verifikimet. Është mëse normale të lindë dyshimi.

Osmanaj:A keni një grafik të tyre? A keni deklarata të noterit?

Fejzo: 2014 normalisht ka më shumë se 2015. Këto janë deklaratat që ne kemi gjetur. Në Vorë ka transferime të çuditshme.

Zguri: Mendoni se për 2 vjet një zonë zgjedhore nuk duhet të zhvillohet fare?

Fejzo: Kjo zonë pas 21 qershorit do zhvillohet shumë më tepër i nderuar. Por lëvizjet që janë bërë janë të tilla që do ndikojnë shumë në votat e Vorës

Veleshnja: Këto ku janë sistemuar këto persona?

Fejzo: Janë strehuar artificialisht në banesa të të afërmve të kryetarit dhe te të afërmit  e anëtarëve të PD dhe në ndërtesa shtetërore, që nuk mund t’i verifikojmë sot

Kosovrasti: Është shqetësues fakti ku nga materiali që kemi përpara nuk shohim asnjë dokumentacion që të verifikohet. Unë s’e gjej aspak normale një situatë të tillë. Nuk ka rëndësi në shtëpinë e kujt ka vajtur qytetari. Për ne rëndësi ka nëse është banesë, ka kontratë qiraje? Pse duhet të merreni me emra ju.? Ai vendimi i Këshillit të MInistrave nuk thotë në këtë familje lejohet dhe në atë familje jo.

S’më duket me vend që krijohet gjithë kjo hapësirë mendiatike pa prova. Bëjmë mirë që diskutojmë që gjithkush të marrë vesh se me kë është e vërteta.

Lëvizjet janë 650 votues nga 2013 deri tani. E vërteta është nga janari i 2015 janë vetëm 56 qytetarë që kanë lëvizur. Ka një ndryshim thelbësor me lëvizjet e Durrësit dhe Kavajës. Është gjëja më normale me 56 votues.

Na rezulton se ai Ii Durrësit ka dhënë objekte shtetërore. Të gjitha lëvizjet me dokumentacionin shoqërues, të banesave në plazh janë të jashtëligjshme dhe duket qartë se është vetë kryetari i Durrësit që merr pjesë. E njëjta gjë me kryetarin e Kavajës, siç është Fabrika e Letrës ka lidhur kontrata. Ndërkohë nuk kemi një situatë të tillë me Bashkinë e Vorës. S’keni asnjë fakt të tillë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Basha thirrje për pjesëmarrje masive në votime: Askush nuk e prek votën tuaj
Kosova-ish të përndjekurve: Më futët shumë emocione. Të bëjmë që mos dënoheni për herë të dytë »
Article Logic
Execution time: 0.023981094360352
array(1) { ["section"]=> string(85) "mblidhet-kqz-per-regjistrimet-e-votuesve-ne-vore-fejzo-i-lsi-po-trafikohet-vota-13932" }