Meta: Qeverisë i duhen impulse të reja, kërkojmë standarte më të larta, ndryshimet i takojnë Ramës

Publikuar tek: politike, më 16:30 05-10-2015 Meta: Qeverisë i duhen impulse të reja, kërkojmë standarte më të larta, ndryshimet i takojnë Ramës

Kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka renditur sot gjatë mbledhjes së Kryesisë së LSI-së prioritetet e partisë së tij si dhe objektivat për të ardhmen. Pas përfundimit të mbledhjes, Meta ka thënë se qeveria ka nevojë për impulse të reja, duke nënkuptuar ndryshimet në qeveri, por sipas tij këto ndryshime i takojnë kryeministrit Rama.

"Qeverisë i duhen impulse të reja, më të gjalla. Ne kërkojmë standarte më të larta të qeverisjes. Ndryshimet në qeveri i takojnë Ramës", ka thënë Meta, i pyetur nëse do të ketë ndryshime në qeveri. 

Meta tha se dekriminalizimi dhe Reforma në Drejtësi janë dy prej objektivave kryesore ndërsa po aq e rëndësishme mbetet edhe çelja e negociatave me Bashkimin Europian.

“Të realizojmë sa më parë procesin e dekriminalizimit. Të çrrënjosim ndikimin kriminal te politika. Të dërgojmë mosdakortësitë e Reformës në Drejtësi në Komisionin e Venecias. Në pritje të Komisionir rë Venecias ne të jemi gjithnjë e më aktiv për të realizuar një debat publik që duhet të jetë në lartësinë e këtyre ndrsyhimeve, të cilat synojnë një ndryshim rrënjësor pozitiv.

Çelja negociatave me Bashkimin Europian mbetet një prioritet kryesor që mund të arrihet vetëm pas kalimit me sukses të dy sfidave që përmenda më parë", ka thënë kreu i LSI, Ilir Meta.

"Unë besoj se të gjitha këto sfida janë mjaft të rëndësishme për LSI dhe kërkojnë një angazhim akoma më të spikatur të të gjithë të zgjedhurve tanë në qeveri në Parlament e kudo tjetër. Shpresoj që të zgjedhurit tanë t’i përmbahen të gjitha premtimeve dhe angazhimeve për të treguar që reforma e re territoriale do të japë efektet e saj për të gjithë qytetarët në të gjithë vendin. Unë kam besim në angazhimin dhe përkrahjen e tyre për t'i përballuar me sukses këto sfida që përmenda më lart", u shpreh Meta.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha sulmon Ramën përmes komandantit: Shpirti i Simon Gjetës bën thirrje për dekriminalizim
“Ndryshime në qeveri”, Xhaçka: Pse jo! Ziçishti: Po, të provohen edhe të tjerët »
Article Logic
Execution time: 0.20649099349976
array(1) { ["section"]=> string(78) "mblidhet-kryesia-e-lsi-meta-te-crrenjosim-ndikimin-kriminal-nga-politika-22397" }