Mblidhet kryesia e LSI, simpatizantët: Të përgatitur për çdo skenar

Publikuar tek: politike, më 17:19 11-03-2015 Mblidhet kryesia e LSI, simpatizantët: Të përgatitur për çdo skenar

Situata në vend sa vjen edhe tensionohet më shumë në pritje të protestës së nesërme të PD-së.

Kryesia e LSI-së është mbledhur pak çaste më parë dhe në mbledhjen me dyer të mbyllur mendohet se po diskutohet për situatën aktuale politike.

Me dhjetra anëtarë dhe simpantizantë të kësaj force politike kanë pritur në hyrje të selisë, kreun e LSI-së Ilir Metën. Simpantizanët janë shprehur se do të mbrojnë shtetin dhe drejtësinë, si dhe janë të përgatitur për çdo skenar të mundshëm.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme në media ka dalë informacioni se SHISH ka paralajmëruar Policinë e Shtetit se protesta e nesërme e PD-së do të jetë e dhunshme.

Lexo edhe:

Protesta e PD/ SHISH i jep informacion policisë se do të ketë dhunë

Berisha kërkon “20 shkurt” të dytë: Rrezikojmë konflikt civil

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Don Bosko”, një zonë e vështirë për Ramën
Takimi me të rinjtë e PD, Basha: Protestë paqësore, ta çojmë qeverinë në shtëpi »
Article Logic
Execution time: 0.018934965133667
array(1) { ["section"]=> string(70) "mblidhet-kryesia-e-lsi-simpatizantet-te-pergatitur-per-cdo-skenar-5583" }