Mblidhet pas 22 vitesh GRUPI i socialistëve të vjetër, deputetët që shkruan historinë! Kush ishte dhe kush mungoi në drekën e bujshme (EMRAT)

Publikuar tek: politike, më 10:59 14-09-2018 Mblidhet pas 22 vitesh GRUPI i socialistëve të vjetër, deputetët që shkruan historinë! Kush ishte dhe kush mungoi në drekën e bujshme (EMRAT)

Ky është grupi parlamentar i Partisë Socialiste në vitet 1992- 1996, deputetët idealistë e të mençur mungesa e të cilëve ndjehet shumë  sot në rradhët e PS, shkruan newsbomb.al.

 

Pas 22 vitesh ata janë mbledhur për një drekë në periferi të Tiranës. Asokohe, kreu i Grupit të PS ishte Namik Dokle i cili thotë se u mblodhën për t’u çmallur me njëri-tjetrin por edhe për të kujtuar ata që sot nuk jetojnë më.

Dokle thotë se ndjehet krenar që ka qenë në krye të këtij grupi parlamentar, plot me vlera e njerëz të cilët i kanë dhënë shumë këtij vendi.

I ftuar në drekë ishte edhe kreu i Grupit Parlamentar aktual në PS, Taulant Balla ndërsa ra në sy mungesa e disa figurave të rëndësishme si Bashkim Zeneli i cili ndodhet jashtë shtetit, Miri Hoti, doktori i mirënjohur i cili dje operonte nipin , Fatos Nano i cili gjithashtu ndodhet jashtë shtetit apo zonja Ermelinda Meksi që ndodhet në Vjenë.

Edhe profesori Moikom Zeqo nuk ka mundur të jetë pjesë e takimit për shkak të gjendjes së tij shëndetësore ndërsa Ilir Meta, tashmë është President dhe ndoshta nuk ka dashur “keqkuptime”.

Pjesë e takimit ishin deputetët të cilët kanë shkrepur edhe këtë foto, raporton newsbomb.al.

(Nga e majta në të djathtë të fotos) Bardhyl Agasi, Bashkim Koçi, Halil Lala, Ndre Legisi, Musa Ulqini, Anastas Angjeli, Sabit Brokaj, Taulant Balla, Gramoz Ruçi, Pandeli Majko, Et’hem Ruka, Namik Dokle, Servet Pëllumbi, Xhevat Lloshi, Mehmet Loci, L. Çuçi,  Ylli Bufi, Femi Avdiu dhe Vladimir Metani, raporton newsbomb.

41741227_1826035377494782_3067624389089427456_n (1).jpg

Grupi i viteve ’92- ’96 ka kujtuar me shumë mall e respekt deputetët që nuk janë më mes tyre.

Të ndjerët, Dritëro Agolli, Luan Hajdaraga i cili ndërroi jetë dy muaj më parë, Theodhori Bej, Medin Zheka, Alfred Paloka (xhaxhai i ndjerë i Edi Palokës), Bashkim Caka dhe Tefik Ajazi.

“Kohë të vështira por edhe shumë të bukura!”, ka shkruar profesor Ruka në përshtypjet pas drekës.

Nuk ka mundur mos komentojë këtë foto edhe Ermelinda Meksi e cila shkruan nga Vjena, në pamundësi për t’ju bashkuar grupit.

ERMELINDA MEKSI: Pershendetje Ethem, inisiative e bukur mgjth e vonuar.Sa kujtime me sjell kjo foto nga ajo kohe e veshtire kur ndanim parime e shpresa te medha se bashku.Me vjen keq qe nuk u ndodha me ju .Vec kenaqesise do te zbusja pak kete takim burrash(haha)Ti e di sh mire.se mgjth e vetmja grua midis jush ne 92-96 nuk ndjeja privilegjin e te qenit grua por nderin dhe vleresimit te ishim se bashku deputete te PS per nje Shqiperi e te majte Europiane.PS qe e hapur edhe ndaj grave por agresiviteti i politikes se kohes nuk frymezonte gruan te ishte pjese e politikes ne rreshtin e pare.Arta qe e para qe na u bashkua ne kryesine e zgjedhur ne Kongresin e PS ne 92 dhe mgjth nuk qe ne grupin parlamentar qe njesoj aktive me ne kudo .Me vjen mire qe sot ka ndryshime pozitive ne kete drejtim.Por nuk po shoh as Moikom Zeqo qe uroj te jete mire e perhere krijues ne aktivitetin e tij publicistik ,artistik e shkencor.Uroj te takohemi perseri te gjithe se bashku.Nga grupi i atehershem vetem kater miq te vjeter jane pjese e grupit aktual.Koha ben te sajen dhe PS uroj te ruaj vlerat qe frymezuan mbeshtetesit e saj ne vite.Ndihem e nderuar qe kam qene pjese e atij grupi parlamentar ku ndanim te njejtat vlera politike dhe intelektuale.

ETHEM RUKA: Emelinda! Edhe pse nuk ishe e pranishme, ne fakt ishe bashke me ne ne bisedat qe beme. Shoket qe u moren me kete takim na thane se kishin bere te gjitha perpjekjet per tii njoftuar. Per Moikomin na thane qe nuk ndihej mire. Ne jemi shume krenare per ty si e vetmja femer qe more pergjegjesi ne nje kohe kaq te veshtire. Per ne mbetesh nje simbol i femrave per ndryshimet demokratike ne vend. Uroj te jesh mire dhe jam i bindur se meriton me shume se respekt.

ERMELINDA MEKSI: Falemiderit miku im Ethem !Shpresoj se do kemi raste ne te ardhmen.Pershendete Diturine qe ishte pjese e sakrifices sone dhe le te mblidhemi ne te ardhmen me familjet qe ishin pjese e sakrificave te asaj kohe.Miqesisht Ermelinda.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lamtumira e fundit, Donald Lu ia beh në zyrën e Bashës
LËVIZJE E BUJSHME/ Tronditet koalicioni i djathtë, aleati i Bashës gati të largohet »
Article Logic
Execution time: 0.11815619468689
array(1) { ["section"]=> string(144) "mblidhet-pas-22-vitesh-grupi-i-socialisteve-te-vjeter-deputetet-qe-shkruan-historine-kush-ishte-dhe-kush-mungoi-ne-dreken-e-bujshme-emrat-134288" }