Mblidhet PD pas përjashtimit të Berishës. Basha: Bojkot 10 ditë Kuvendit, Rama po i bën avokatinë Shullazit

Publikuar tek: politike, më 11:25 25-04-2016 Mblidhet PD pas përjashtimit të Berishës. Basha: Bojkot 10 ditë Kuvendit, Rama po i bën avokatinë Shullazit

‘'Edi Rama po i bën avokatinë Emiljano Shullazit dhe një nga frytet është kërcënimi i disa prej dëshmitarëve, me shpresë se do tërhiqen’’, kështu ka deklaruar pas mbledhjes së grupit demokrat, kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Ai konfirmoi gjithashtu demokratët do bojkotojnë Kuvendin për 10 ditë.

‘’Shteti i Ramës, shteti i banditit Shullazi. Ne do të vazhdojmë të inkurajojmë hetimin e kësaj çështje

Nga ana tjetër po ndjekim çdo hap që qeveria e Eid ramës për t’i dhënë gajret bandës. Siç është dënimi i Sali Berishës, apo qëndrimi i Edi Ramës të enjtën kur në një llogore të gjatë dhe të zvarritur u mundua të bëjë avokatinë e Emiljano Shullazit.

Fryti i parë është kërcënimi i disa prej dëshmitarëve, me shpresë se di të tërhiqen. Emiljano Shullazi është faqja tjetër e qeverisë së Edi Ramës’’, tha Basha.

Sipas burimeve pas diskutimit të disa opsione si: Marrëdhënia e kushtëzuar me Kuvendin, bojkoti i parlamentit dhe bllokimi i seancës parlamentare, PD ka vendosur të bojkotojë Kuvendin për 10 ditë.

Për qëndrimin e seancës së të enjtes do të vendoset në ditët në vijim.

Kujtojmë se Byroja vendosi përjashtimin e ish liderit të djathtë pas deklaratës së këtij të fundit për armatosje civile bërë ditën e enjte nga Kuvendi. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dritan Ylli i LSI-së i del në krahë Nikollaq Neranxit: Incident i rëndomtë, pa pasur nevojë të shpallet në kërkim
Kujt do ia japë aneksin e “Qemal Stafës” Edi Rama, Alibeaj flet për “planin” e kryeministrit »
Article Logic
Execution time: 0.026256084442139
array(1) { ["section"]=> string(110) "mblidhet-pd-pas-perjashtimit-te-berishes-basha-bojkot-10-dite-kuvendit-rama-po-i-ben-avokatine-shullazit-38611" }