Mblidhet për të parën herë Komisioni Hetimor për CEZ-in,Balla: 414 milionë euro dëm, do thirret për të dëshmuar Berisha

Publikuar tek: politike, më 09:42 26-04-2016 Mblidhet për të parën herë Komisioni Hetimor për CEZ-in,Balla: 414 milionë euro dëm, do thirret për të dëshmuar Berisha

Mblidhet për të parën herë Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen e CEZ-it.

Deputetët e opozitës e kanë bojkotuar komisionin, ndërkohë që deputeti socialist Taulant Balla listoi të gjitha borxhet dhe shkeljet që ka kryer CEZ-i.

“414 milionë euro janë dëmet, ndërsa 13 miliardë lek dëm janë shkaktuar për rivlerësimin e borxhit të keq’’, tha Balla. 

Ai ka kërkuar më tej hetim të plotë për aktivitetin e CEZ-it.

‘’Përmes këtij komisioni hetimor, të kryejë një hetim të plotë parlamentar. Të hetohet aktiviteti i CEZ. Do thirren për të dëshmuar gjithë ministrat e asaj qeverie si dhe Berisha ‘’, theksoi më tej Balla.

Punimet e komisionit hetimor vazhdojnë, ndërsa priten zhvillime për rrugën që do marrë ky hetim parlamentar. Mbledhja e radhës do jetë të enjten.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mblidhet për të parën herë Komisioni Hetimor për CEZ-in, mungon opozita. Balla: 414 miliardë euro dëm
“Kule shkoi te Rama pas kërcënimeve por kryeministri e dërgoi te Tahiri që i bëri një premtim tronditës”, Bylykbashi akuza të forta »