Mblidhet PS, Dade e Hafizi: Të debatojmë për incidentin me Blushin

Publikuar tek: politike, më 13:18 07-03-2016 Mblidhet PS, Dade e Hafizi: Të debatojmë për incidentin me Blushin

Fillon mbledhja e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste nën drejtimin e kryetarit Edi Rama. Në tryezën e grupit të PS gjenden dokumentet e asamblesë të 9 marsit. Sakaq, deputetet Arta Dade dhe Mimoza Hafizi kërkuan debat për incidentin e kandidatit Ben Blushi në Elbasan që u fishkëllye dhe u tentua të goditej . Përmes një letre, Dade e Hafizi kërkuan që kjo çështje të diskutohet në mbledhje.

“Grupit Parlamentar të PS

Të nderuar kolegë ,

Të shqetësuara nga incidenti i dhunshëm ndaj kolegut Ben Blushi në takimin e Partisë Socaliste në Elbasan, ngjarje që s’ka asnjë lidhje me vlerat demokratike të PS, kërkojmë të ndalemi për ta trajtuar këtë çështje në mbledhjen e grupit të ditës së hënë, datë 7 Mars.

Faleminderit për mirëkuptimin

Arta Dade

Mimoza Hafizi”, shkruhej në letër.

Në mbledhjen e PS do të ketë diskutime edhe për projekt statutin e partisë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lulzim Basha për 7 Marsin: Premtimet e qeverisë për arsimin nuk janë realizuar, ja çfarë premtojmë ne
Tahiri te "Sami Frashëri": Mësojuni fëmijëve të jenë të lirë dhe të jenë ata që duan në jetë »
Article Logic
Execution time: 0.017767906188965
array(1) { ["section"]=> string(70) "mblidhet-ps-dade-e-hafizi-te-debatojme-per-incidentin-me-blushin-34454" }