Mblidhet PS, Rama falenderon “shokun” Dokle dhe komenton vendimin e PD: Sot mora një tjetër fakt për Reformën në Drejtësi

Publikuar tek: politike, më 12:35 25-04-2016 Mblidhet PS, Rama falenderon “shokun” Dokle dhe komenton vendimin e PD: Sot mora një tjetër fakt për Reformën në Drejtësi

Mblidhet Grupi Parlamentar i partisë Socialiste nën drejtimin e kryetarit Edi Rama. Rama ka komentuar zgjedhjet e Asamblesë së PS duke mos harruar të falenderojë Namik Doklen që sipas tij i hapi rrugë të rinjve. Kryeministri komentoi edhe vendimin e Grupit Parlamentar të PD për bojkot me 10 ditë të Kuvendit pas vendimit të Byrosë për përjashtimin e ish liderit të djathtë Sali Berisha duke thënë se "kjo është prova që PD nuk e do Reformën në Drejtësi".

Rama për Asamblenë e PS

“Falenderoj shokun tonë Namik Sokle, sidomos për mbështetjen në momente të vështira gjatë kohës që unë kam qenë kryetar i PS. Mirëpres me respekt përzgjedhjen e bërë nga asambleja”, tha Rama ndërsa bëri me dije kohën kur do fillojë punën Kryesia.

“Puna e kryesisë do fillojë javën e ardshme por ndërkohë unë kërkoj mos humbasim asnjë minutë me anëtarësimet e reja dhe përgatitjet me dialogun për Shqipërinë”, theksoi shefi i i kabinetit ndërsa u ndal te reformat.

Rama për Reformat e Qeverisë:

“Kemi hapur gjatë këtij mandati kantierin më të madh të reformave dhe nisëm punen serioze për të bërë shtet me reformën e hartës territoriale, me pronën, reformën në sistemin fiskal, reformën në sistemin energjitik me përpjekje të gjithanshme për të kaluar në një sitetm që krijon kushtet për të gjeneruar mirqenien, reformën e sitemit të pensioneve duke vendosur sistemin mbi themele që garantojnë vazhdimësinë e tij, reformën e ndihmës ekonomike duke pastruar skemën nga korrupsioni dhe abuzivizmi i jashtëzakonshëm, reforma në sistemin arsimor, shëndetësor, administratës publike, rendit e të gjitha këto reforma në proces që do kërkojnë kohën e tyre për të dhënë frytet e dëshiruara”, tha Rama duke u ndalur edhe te “reforma e madhe e ujit”.

“Ashtu sikundër përgatitemi për reformën e madhe të ujit për një vend që zotëron burime të mëdha ujore por sigurisht të gjitha këto reforma janë të lidhura pazgjidhshmërisht me reformën në drejtësi.

Rama për vendimin e PD: 10 ditë bojkot Kuvendit

Sot marr një tjetër fakt në zinxhirin e fakteve, mungesën e vullnetit të PD për reformën në Drejtësi. Masës së drejtë të marrë nga Kuvendi brenda mundësive institucionale sipas rregullores për mos lejuar 10 ditë atë që bëri thirrje për marrjen e armëve, PD i është përgjigjur me 10 ditë bojkot punimeve të Kuvendit, pra me solidaritet të plotë:merrni armët që të mbrohemi nga reforma në drejtësi”, tha kryeministri me tone kritike.

Rama për Ekonominë e Vendit:

Sakaq Rama u ndal edhe te masat e mara në ekonomi duke u ndalur edhe te takimi me Presidentin e Bankës Botërore në SHBA.

“Lashë mënjanë takimin e presidentit të Bankës botërore, që tha Shqipëria është nje vend kampion në rrugën e reformave. Kjo është vlerësuar nga gjithë ekspertët e ekonomisë, shmangëm kolapsin në fund të vitit 2013”, shtoi kryeministri duke u ndalur edhe te borxhi publik.

Rama për borxhin publik dhe investimet e huaja:

“Ka një shifër të rëndësishme. Për cdo njëqind lekë të marra borxh qeveria jonë ka investuar 194 ndërsa qeveria tjetër investonte vetëm 121. Financat e shtëpisë sonë të përbashkët janë nën kontroll. Ulja e borxhit nuk i është faturuar qytetarëve në formën e prerjes së rrogave apo pensioneve, përkundrazi ne kemi ulur taksat, garantuam 0 taksa për biznesin e vogël, garantuam 20% rimbursim për ata që jetojnë në fshat”, citoi ndër të tjera Rama duke folur edhe për një tjetër “të vërtetë nga ajo sa thuhet për investimet e huaja” duke pohuar se ka patur një volum më të madh investimesh të huaja në Shqipëri, pa përfshirë privatizimet.

“Asnjë kompani nuk ka ikur nga Shqipëria vec një kompanie në fushën e naftës që ka qenë  e lidhur me cmimin e ulët dhe marrëveshjes së kompanisë me një tjetër kompani që rezultoi të ishte një mashtrim, një mashtrim që vinte para vitit 2013”, tha më tej kryeministri.

"Të bënim më shumë se kaq ishte e pamundur", tha me besim në mbyllje të fjalës së tij Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sheshi i Kukësit i transformuar tërësisht. Edi Rama e mburr dhe flet për ‘’Frymëmarrjen e re’’
‘’Stefanizmi është trend! Të bëhemi të gjithë trendy’’, Ervin Salianji shpotitës për ‘’Sportin e ri kombëtar’’ »
Article Logic
Execution time: 0.037395000457764
array(1) { ["section"]=> string(123) "mblidhet-ps-rama-falenderon-shokun-dokle-dhe-komenton-vendimin-e-pd-sot-mora-nje-tjeter-fakt-per-reformen-ne-drejtesi-38626" }